Bota Postuar më 24 Janar 2023, 13:02

Avioni më i madh në botë, fluturim rekord 6 orë - Tashmë do të përdoret për të lëshuar satelitë në orbitë

Nga SCAN TV
Avioni më i madh në botë, fluturim rekord 6 orë -

“Roc Stratolaunch” prej kohësh ka një rekord të tijin: hapjen më të madhe të krahëve të cdo avioni tjetër në botë. Ndërsa aktualisht ka shënuar një rekord të ri duke kompletuar një fluturim prove rekord. Gjatë testeve, avioni i pagëzuar me emrin Roc i inauguruar në 2011-ën, fluturoi për gjashtë orë mbi shkretëtirën e Mojave në Kaliforni. Kjo është periudha më e gjatë që avioni ka kaluar ndonjëherë në një fluturim pa ndërprerje duke arritur një latërsi maksimale prej 6.860 metrash.

Avioni i madh i transportit është projektuar për të ngarkuar dhe lëshuar objekte hipersonike, mjete që lëvizin me një shpejtësi pesë herë më të madhe se ajo e zërit, për t’i përdorur si mjete hapësinore. Në thelb, objektivi është përdorja e tij si një trampolinë lëshimi për satelitët dhe objektet e tjera në hapësirë. Roc mund të transportojë 200 ton materialë në bord dhe ka një hapje të krahëve prej 117  metrash. Hapësirë kjo më e madhe se një fushë futbolli amerikan dhe dy herë më e gjerë se hapja e një Boeing 747. Roc përdor 6 motorë si të Boeing për të funksionuar.

Ky ishte testi i nëntë i kryer nga avioni i madh dhe i dyti me mjetin hipersoik të provës në bord. Brenda këtij viit do të kryhen teste për sa i pëlrket lëshimit të satelitëve në orbitë. Shoqëria private e fluturimeve hapësinore është themeluar në vitin 2011 nga bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen. Para se të ndërronte jetë në vitin 2018, ai u shpreh se dëshironte që lëshimi hapësinor të ishte më i besueshëm, më ekonomik dhe ku qasja të ishte më gjithëpërfshirëse.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat