Dita Ndërkombëtare e Arsimit - PNUD në Shqipëri: “Me partnerët tanë, po kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj të Shqipërisë”

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD Shqipëri) përmes një publikimi në rrjetin e tij social, në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ka nënvizuar rëndësinë e investimit në edukim si investimi më i mirë për të ardhmen. Ndër të tjera, thekson se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë po rindërton objekte arsimore të shkatërruara ose dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri në kontekstin e programeve/projekteve të ndryshme në arsim.
Një prej tyre është Programi “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, i cili po ndërton apo riparon më shumë se 60 objekte arsimore në 11 nga bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019. Deri tani, kanë përfunduar 37 objekte arsimore.
Projekti “Mbështetja Kroate për Rimëkëmbjen e Arsimit” (CERS), i financuar nga qeveria kroate dhe zbatuar nga UNDP, është një tjetër projekt që ka mundësuar rindërtimin e shkollës 9-vjeçare & kopshtit “Iliria” në Bashkinë Krujë. Në këtë objekt arsimor të ri dhe modern përfitojnë 156 nxënës e fëmijë dhe 13 pjesëtarë të stafit akademik.
Gjithashtu, projekti “Mbështetja për Infrastrukturën Komunitare (CIS)”, me financim nga qeveritë e Danimarkës dhe Mbretërisë së Bashkuar, po rindërton/riparon 3 objekte arsimore në Bashkinë Durrës. Falë kësaj ndërhyrjeje, 740 fëmijë e nxënës janë përfituesit e drejtpërdrejtë.
Sipas PNUD Shqipëri, ndërtimi i këtyre objekteve arsimore është realizuar mbi bazën e parimeve të “Rindërtojmë më mirë” dhe “Rindërtojmë së bashku”, duke garantuar cilësi dhe siguri për përfituesit, si dhe duke angazhuar komunitetin në procesin e rindërtimit.
Ndërkohë, Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD në Shqipëri shprehet se: “Ndërhyrjet tona nuk konsistojnë vetëm në rindërtimin e shkollave, por edhe në përmirësimin e jetës së komuniteteve. Me partnerët tanë si Bashkimi Evropian, Qeveria e Kroacisë, Qeveria e Danimarkës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ne po kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj të Shqipërisë”.
SCAN
Sondazh

Arrestohet i ish-zyrtari i lartë i FBI-së / Akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga ish oficeri i inteligjencës shqiptare
Ish-agjenti kryesor i FBI-së në Nju Jork për kundërzbulimin u arrestua me një ish-diplomat rus dhe u akuzua për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë......

Investime në shëndetësi – Kosova planifikon rreth 41 milion euro për ngritjen e shërbimeve
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia i shoqëruar nga zv/ministrja Dafina Gexha, zv/ministri Arsim Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Naim Bardiqi,......

Po mendoni për një ndryshim karriere? - Ja 20 punët më të paguara në botë në vitin 2023
Jeni student, praktikant apo po mendoni për një ndryshim karriere? Zgjedhja e profesionit tuaj të ardhshëm varet nga disa faktorë, por shpërblimi mbetet një......

Erdogan mohon ‘mbështetjen’ - Stoltenberg thirrje Ankarasë të mos bllokojë anëtarësimin e Suedisë në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kritikoi qëndrimin e presidentit turk, i cili kërcënon të bllokojë anëtarësimin e Suedisë në NATO pasi një ekstremist dogji......

Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Investitorët po vlerësojnë mundësitë e një recesioni në SHBA
Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, ndërsa tregjet janë të fokusuar te......

Euro zgjeron fitimet përballë USD - Mbështetet nga politika monetare shtrënguese e BQE
Euro ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po qëndron në nivelin më të lartë në 9 muajt e fundit përballë dollarit amerikan. Investitorët......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin sezonin e fitimeve tremujore nga korporatat
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, por fitimet janë të kufizuara pasi investitorët po presin fillimin e sezonit të raportimeve......

ChatGPT: Microsoft investon miliarda më shumë në Inteligjencën Artificiale ndërsa gara e teknologjisë me Google po nxehet
Microsoft planifikon të investojë miliarda më shumë në OpenAI, duke vënë në rrezik të ardhmen e tij në start-up dhe teknologjinë pas chatbot ChatGPT, si dhe......