BE përpiqet të mbrojë konsumatorët nga energjia e shtrenjtë - Plani për të përballuar luhatjet afatshkurtra në çmimet e karburanteve

Propozimet e Bashkimit Europian për të ‘riparuar’ tregun e tij të energjisë elektrike synojnë mbrojtjen më të mirë të faturave të energjisë së konsumatorit nga luhatjet afatshkurtra në çmimet e karburanteve fosile.
BE po reformon tregun e saj të energjisë në përpjekje për të shmangur një përsëritje të vitit të kaluar, kur reduktimet në furnizimin me gaz rus rritën çmimet europiane të energjisë elektrike në nivele rekord, duke rritur paralelisht faturat për familjet dhe duke detyruar disa industri të mbyllen.
Në një konsultim publik komisioni europian paraqiti opsione të shumta për të riparuar mënyrën se si termocentralet shesin energjinë elektrike, si pjesë e reformës së tregut që do të propozohet në muajin mars.
Komisioneri i BE-së për energjinë, Kadri Simson u shpreh se tregu i energjisë elektrike duhet të jetë i përshtatshëm për të ardhmen, duke lejuar dhënien e përfitimeve të energjisë së pastër të përballueshme për të gjithë.
Propozimi i BE-së do të synojë të zgjerojë përdorimin e kontratave afatgjata në Europë që iu ofrojnë termocentraleve një çmim fiks për energjinë e tyre. Zgjerimi i këtyre llojeve të kontratave do të krijonte një pikë bllokuese midis konsumatorëve të energjisë dhe çmimeve të paqëndrueshme në tregjet afatshkurtra të energjisë, duke sjellë fatura më të qëndrueshme të energjisë për familjet dhe kompanitë.
Kjo mund të arrihet nëpërmjet futjes së rregullave specifike të BE-së dhe duke i lënë në dorë qeverive kombëtare që të vendosin t'i përdorin ato.
Ndryshime më radikale, si lejimi i qeverive kombëtare për të imponuar kontratat për diferencat - CfD - në disa termocentrale ekzistuese, janë gjithashtu të mundshme - megjithëse komisioni europian tha se kjo mund të krijonte pasiguri që do të rrezikonte të pengonte investimet shumë të nevojshme në energjinë e rinovueshme.
Franca dhe Spanja kanë bërë thirrje tashmë për një zgjerim të këtyre kontratatve për gjeneratorët e rinovueshëm dhe bërthamor. Vendet e BE-së dhe ligjvënësit do të negociojnë reformat përfundimtare të tregut të energjisë.
Komisioni nxori një sërë ndryshimesh të tjera, të tilla si lehtësimi për konsumatorët që të zgjedhin kontratat e energjisë me çmim fiks për të reduktuar ekspozimin e tyre ndaj rritjeve afatshkurtra të çmimeve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BE, rregulla më të ashpra për cryptot - Mjedisi, jeta sociale dhe qeverisja vendos për bankat
Bankat do të duhet të lënë mënjanë një shumë të caktuar kapitali për të mbuluar zotërimet e kriptoaseteve sipas një projektligji të votuar nga ligjvënësit e......

Avioni më i madh në botë, fluturim rekord 6 orë - Tashmë do të përdoret për të lëshuar satelitë në orbitë
“Roc Stratolaunch” prej kohësh ka një rekord të tijin: hapjen më të madhe të krahëve të cdo avioni tjetër në botë. Ndërsa aktualisht ka shënuar një rekord të......

Dita Ndërkombëtare e Arsimit - PNUD në Shqipëri: “Me partnerët tanë, po kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj të Shqipërisë”
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD Shqipëri) përmes një publikimi në rrjetin e tij social, në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ka nënvizuar......

Arrestohet i ish-zyrtari i lartë i FBI-së / Akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga ish oficeri i inteligjencës shqiptare
Ish-agjenti kryesor i FBI-së në Nju Jork për kundërzbulimin u arrestua me një ish-diplomat rus dhe u akuzua për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë......

Investime në shëndetësi – Kosova planifikon rreth 41 milion euro për ngritjen e shërbimeve
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia i shoqëruar nga zv/ministrja Dafina Gexha, zv/ministri Arsim Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Naim Bardiqi,......

Po mendoni për një ndryshim karriere? - Ja 20 punët më të paguara në botë në vitin 2023
Jeni student, praktikant apo po mendoni për një ndryshim karriere? Zgjedhja e profesionit tuaj të ardhshëm varet nga disa faktorë, por shpërblimi mbetet një......

Erdogan mohon ‘mbështetjen’ - Stoltenberg thirrje Ankarasë të mos bllokojë anëtarësimin e Suedisë në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kritikoi qëndrimin e presidentit turk, i cili kërcënon të bllokojë anëtarësimin e Suedisë në NATO pasi një ekstremist dogji......

Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Investitorët po vlerësojnë mundësitë e një recesioni në SHBA
Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, ndërsa tregjet janë të fokusuar te......