“Albgaz s’ka plotësuar kushtet e certifikimit” - Komuniteti i Energjisë: Të merren veprime konkrete për zhvillimin e tregut të gazit

Operatori kombëtar i sistemit të transmetimit “Albgaz” është certifikuar sipas modelit të ndarjes së pronësisë, por të gjitha kushtet e vendosura në vendimin e certifikimit janë ende të paplotësuara”. Konstatimi vjen nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, në raportin e implementimit të reformave, të publikuar në muajin dhjetor të vitit që sapo lamë pas. Sipas raportit, një nga kushtet e paplotësuar është transferimi i plotë i kompetencave mbi vendimet për investime në ministrinë që kontrollon kompaninë shtetërore “Albgaz”.
Gjithsesi, raporti vlerëson se ndonëse vendi ynë nuk ka një treg kombëtar të gazit natyror, legjislacionit dytësor që rregullon furnizimin e konsumatorëve është miratuar. Ndërkaq, duke marrë në konsideratë këtë situatë Sekretariati i Komuniteti të Energjisë kërkon zbatimin e kushteve të certifikimit për Albgaz, si dhe përshpejtimin e përpjekjeve për ta bërë atë një operator operacional të sistemit të transmetimit.
Po ashtu, Shqipëria duhet të ndërmarrë veprime koherente dhe të targetuara për të krijuar një treg funksional gazi për të shfrytëzuar potencialin e infrastrukturës prezente në vend dhe për të krijuar një treg bazë për planet e zhvillimit të infrastrukturës. Qeveria shqiptare ka shprehur ambiciet për zhvillime konkrete të tregut të gazit gjatë vitit 2023, teksa të dhënat tregojnë se Masterplani për zhvillimin e sektorit, i miratuar në nëntor të vitit 2016 është ende në letër.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Tenderi për pikat e zeza në rrugë - Rrezik aksidenti, ARRSH shpall kompanitë që do ndërhyjnë në 21 hotspote
Tenderi me fond limit 58.1 mln lekë për eleminimin e pikave të zeza në rrugë do të jetë në dorë të 3 konsorciumeve. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur......

Spotify pushon nga puna 6% të stafit - Kompania përgatitet për një recesion të mundshëm
Kompania e transmetimit të muzikës “Spotify Technology” bëri të ditur se planifikon të shkurtojë 6% të fuqisë punëtore të saj, ose afërsisht 600 vende pune,......

Swatch krijon orën e Rolling Stones, Vlen 250 mijë euro! - Ekzemplari është një homazh për grupin është unik në llojin e tij
Legjendarët e rock’n’roll, Rolling Stones, në vitin 2022 shënuan 60-vjetorin e karrierës së tyre me një turne në Europë, në një kohë që biletat u shitën të......

Turqia i zë vendin Italisë - Në 2022-shin bëhet partneri kryesor i importit në vend. Zbuloni “Top 10”
Kriza e çmimeve padiskutim që ka dhënë efekt në shumë aspekte të ekonomisë, dhe një ndër to është edhe tregtia e jashtme. Me të dhënat e plota tashmë publike......

“Lulëzon” tregu i pasurive të paluajtshme në Dubai - Viti 2022 regjistroi një numër rekord transaksionesh
Tregu i pasurive të paluajtshme në Emiratet e Bashkuara Arave dhe në mënyrë të vecantë ai në Dubai, ka regjistruar një numër rekord transaksionesh gjatë vitit......

Të rinjtë shqiptarë jetojnë me para nga jashtë - Ekskluzive/ Drejtori i ILO rendit shkaqet pse ikin të kualifikuarit
27 për qind e të rinjve shqiptarë konsiderohen si “parazitë”, pasi nuk janë në tregun e punës dhe nuk rezultojnë as në sistemin arsimor. Në një intervistë......

Vendoset tjetër afat, sa do të qendrojë në fuqi bordi i naftës? - Lera: Ka pasur luhatje çmimesh, do të vijojë kontrolli mbi kompanitë
Ndërsa Ministrja e Financave është shprehur se bordi i naftës do të shfuqizohet duke qenë se çmimet në bursë po stabilizohen, duket se ky qëndrim ka......

BE përpiqet të mbrojë konsumatorët nga energjia e shtrenjtë - Plani për të përballuar luhatjet afatshkurtra në çmimet e karburanteve
Propozimet e Bashkimit Europian për të ‘riparuar’ tregun e tij të energjisë elektrike synojnë mbrojtjen më të mirë të faturave të energjisë së konsumatorit nga......