Bota Postuar më 24 Janar 2023, 13:36

Swatch krijon orën e Rolling Stones, Vlen 250 mijë euro! - Ekzemplari është një homazh për grupin është unik në llojin e tij

Nga SCAN TV
Swatch krijon orën e Rolling Stones, Vlen 250 mijë euro! - Ekzemplari

Legjendarët e rock’n’roll, Rolling Stones, në vitin 2022 shënuan 60-vjetorin e karrierës së tyre me një turne në Europë, në një kohë që biletat u shitën të gjitha paraprakisht. Për të ngulitur dhe më shumë në histori emrin dhe muzikën e tyre u kujdes dhe Jaquet Droz, i markës Swatch. Tashmë ai prezanton një nga krijimet e tij unike të nivelit më të lartë, që mund të personalizohet nga blerësit e apasionuar pas Rolling Stones.

Një detaj i orës së dorës është skena qendrore me riprodhimin e përpiktë dhe diskun rrethues rrotullues me kopertinat e albumeve më të famshme të grupit.

Rolling Stones Automaton me një vlerë prej afërsisht 250 mijë euro, është një orë e krijuar me mjeshtëri të lartë horologjike me një kuti ari të kuq 43 mm, me një numërues jashtë qendrës për të lënë hapësirë ​​për riprodhimin në miniaturë të skenës nga Keith Richards dhe shokët e tij. Nga e majta në të djathtë, kitara e preferuar e Ron Wood, Fender Stratocaster, përpara amplifikatorit të tij të dyfishtë, grupi i baterive minimaliste të Charlie Watts dhe dy kitara të tjera nga Ron Wood dhe Keith Richards, duke përfshirë versionin e tij legjendar me pesë tela. Të gjithë këta elementë janë punuar me dorë. Një kryevepër e mikroskulpturës, në momentin që dhe harmonika e Mick Jagger është riprodhuar pranë mikrofonit të tij, në një bllok ari që nuk i kalon disa të dhjetat e milimetrit.

Ora do të jetë e personalizueshme nga klienti i cili do të jetë në gjendje të zgjedhë gjashtë nga albumet më të famshme të publikuara nga Stones nga viti 1971 deri më sot.

Gjuha e logos së njohur të grupit, gjithashtu në ar të kuq dhe e pikturuar me dorë, lëviz nga e majta në të djathtë. Një tjetër perlë që e bën çdo pjesë unike është gdhendja në peshën lëkundëse të arit të kuq, e dukshme nga kutia e pasme e kristalit të safirit, me emrin e një albumi që keni zgjedhur, datën e publikimit dhe emrin e studios ku është regjistruar. Së fundmi, një prekje rock nuk mund të mungonte as tek rripi, në pëlhurë të kuqe me gjuhën e stampuar.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat