Të rinjtë shqiptarë jetojnë me para nga jashtë - Ekskluzive/ Drejtori i ILO rendit shkaqet pse ikin të kualifikuarit

27 për qind e të rinjve shqiptarë konsiderohen si “parazitë”, pasi nuk janë në tregun e punës dhe nuk rezultojnë as në sistemin arsimor. Në një intervistë ekskluzive për SCAN TV, Drejtori i Zyrës Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO, për Europën Qendrore dhe Lindore, Markus Pilgrim liston defektet që ka tregu aktual i punës në Shqipëri.
“Janë disa arsye. Është një çështje shumë komplekse. Ju mund të shihni analiza statistikore solide që është zakonisht një lidhje e ngushtë midis remitancave të larta nga jashtë kufijve duke qenë se një grup i madh shqiptarësh punojnë jashtë Shqipërisë, kështu që remitancat sigurisht që luajnë një rol i cili dekurajon njerëzit që të mos kërkojnë për punë, pasi ata kanë të ardhura të qëndrueshme nga të afërmit qe u dërgojnë para nga jashtë. Në gjithashtu duhet të mendojmë për pagesat, pagat në të vërtetë nuk janë konkurruese apo nuk janë tërheqëse mjaftueshëm. Ne duhet të mendojmë rreth produktivitetit të firmave, ato mund të paguajnë paga të larta vetëm nëse bëhen më shumë produktivë. Dhe së treti, ka një hendek aftësish. Kështu të rinjtë e trajnuar në shkollat apo universitete, nuk marrin kualifikimet e kërkuara realisht nga bizneset. Mendoj që këto janë tre arsyet më madhore”, u shpreh Markus Pilgrim, Drejtor i Zyrës së ILO për Europën Qendrore dhe Lindore.
Drejtori i ILOS argumenton edhe arsyet pse shqiptarët zgjedhin emigrimin, ku sipas tij kryesojnë pagat e larta që ofrohen në tregjet europiane.
"Së pari, kur unë fola për dekuarjimin e të rinjve në Shqipëri, iu referova vetëm atyre që jetojnë në Shqipëri. Për të qenë më i qartë, po thuajse 1 në 3 të rinj, është midis këtyre të rinjve që nuk është as i punësuar, as në edukim, as në trajnim. Nga ana tjetër shohim një emigrim të vazhdueshëm të të rinjve drejt Europës. Për të qenë realist, edhe në vitet e tjera të ardhshme nuk do ta ndalojmë këtë. Diferencat në page midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si Austria, Gjermania, vendet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë është ende mjaft e madhe. Unë mendoj se ajo që duhet të mendojmë është rezerva e fshehtë që tregu shqiptar i punës ofron. Dhe kjo lidhet me këta të rinj të dekurajuar që jetojnë në Shqipëri, ne duhet ti integrojmë ata në treg dhe gjithashtu edhe gratë", shtoi ai.
Përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO, qeveria shqiptare, sindikatat e punonjësve dhe përfaqësues të biznesit, kanë nënshkruar programnin vendor të punës së denjë 2023-2026 për Shqipërinë, i cili ka si objektiv që në 4 vitet e ardhshme të kontibuojë në ofrimin e një panorame ndryshe në tregun shqiptar të punës.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Vendoset tjetër afat, sa do të qendrojë në fuqi bordi i naftës? - Lera: Ka pasur luhatje çmimesh, do të vijojë kontrolli mbi kompanitë
Ndërsa Ministrja e Financave është shprehur se bordi i naftës do të shfuqizohet duke qenë se çmimet në bursë po stabilizohen, duket se ky qëndrim ka......

BE përpiqet të mbrojë konsumatorët nga energjia e shtrenjtë - Plani për të përballuar luhatjet afatshkurtra në çmimet e karburanteve
Propozimet e Bashkimit Europian për të ‘riparuar’ tregun e tij të energjisë elektrike synojnë mbrojtjen më të mirë të faturave të energjisë së konsumatorit nga......

BE, rregulla më të ashpra për cryptot - Mjedisi, jeta sociale dhe qeverisja vendos për bankat
Bankat do të duhet të lënë mënjanë një shumë të caktuar kapitali për të mbuluar zotërimet e kriptoaseteve sipas një projektligji të votuar nga ligjvënësit e......

Avioni më i madh në botë, fluturim rekord 6 orë - Tashmë do të përdoret për të lëshuar satelitë në orbitë
“Roc Stratolaunch” prej kohësh ka një rekord të tijin: hapjen më të madhe të krahëve të cdo avioni tjetër në botë. Ndërsa aktualisht ka shënuar një rekord të......

Dita Ndërkombëtare e Arsimit - PNUD në Shqipëri: “Me partnerët tanë, po kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj të Shqipërisë”
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD Shqipëri) përmes një publikimi në rrjetin e tij social, në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ka nënvizuar......

Arrestohet i ish-zyrtari i lartë i FBI-së / Akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga ish oficeri i inteligjencës shqiptare
Ish-agjenti kryesor i FBI-së në Nju Jork për kundërzbulimin u arrestua me një ish-diplomat rus dhe u akuzua për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë......

Investime në shëndetësi – Kosova planifikon rreth 41 milion euro për ngritjen e shërbimeve
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia i shoqëruar nga zv/ministrja Dafina Gexha, zv/ministri Arsim Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Naim Bardiqi,......

Po mendoni për një ndryshim karriere? - Ja 20 punët më të paguara në botë në vitin 2023
Jeni student, praktikant apo po mendoni për një ndryshim karriere? Zgjedhja e profesionit tuaj të ardhshëm varet nga disa faktorë, por shpërblimi mbetet një......