Bota Postuar më 24 Janar 2023, 13:40

Spotify pushon nga puna 6% të stafit - Kompania përgatitet për një recesion të mundshëm

Nga SCAN TV
Spotify pushon nga puna 6% të stafit - Kompania përgatitet për

Kompania e transmetimit të muzikës “Spotify Technology” bëri të ditur se planifikon të shkurtojë 6% të fuqisë punëtore të saj, ose afërsisht 600 vende pune, duke ndërmarrë të njëjtin vendim si kompani të tjera në sektorin e teknologjisë, kohët e fundit. Këto kompani po përgatiten për një recesion të mundshëm.

Shefi për përmbajtjen dhe reklamat, Dawn Ostroff, gjithashtu do të jetë mes të pushuarve nga puna në kuadër të një riorganizimi më të gjerë.

Spotify, që numëronte rreth 9.800 punonjës me kohë të plotë që nga 30 shtatori, konfirmoi se do të humbasë rreth 35 deri në 45 milionë euro si pjesë e pagesës për tarifat e shkëputjes nga puna.

Lëvizja e “Spotify” vjen në një kohë kur kompanitë e teknologjisë po përballen me një rënie të kërkesës pas dy viteve rritjeje si pasojë e pandemisë, gjatë të cilës ata kishin punësuar në mënyrë agresive. Kjo ka bërë që kompanitë si Meta Platforms e deri te Microsoft të largojnë mijëra persona nga vendet e punës.

“Spotify” me qendër në Suedi ka regjistruar një numër të madh reklamuesish që tërhiqen nga shpenzimet, duke pasqyruar një prirje të ndodhur dhe në Meta e Google Alphabet, pasi rritjet e shpejta të normave të interesit dhe pasojat nga lufta Rusi-Ukrainë vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj ekonomisë.

Kompania kishte deklaruar në tetor se do të ngadalësonte punësimin për pjesën tjetër të vitit dhe në vitin 2023. Vlera e aksioneve të saj u përgjysmun në një 2022-sh të konsideruar si i mjerueshëm për aksionet e teknologjisë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat