Shqipëria Postuar më 24 Janar 2023, 13:45

Tenderi për pikat e zeza në rrugë - Rrezik aksidenti, ARRSH shpall kompanitë që do ndërhyjnë në 21 hotspote

Nga SCAN TV
Tenderi për pikat e zeza në rrugë - Rrezik aksidenti, ARRSH

Tenderi me fond limit 58.1 mln lekë për eleminimin e pikave të zeza në rrugë do të jetë në dorë të 3 konsorciumeve. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese, duke klasifikuar të 3 bashkimet e operatorëve ekonomikë që ishin në garë, që paraqitën oferta të ndryshme për kryerjen e punimeve. Klasimifikimi i fituesve erdhi 6 muaj pas hapjes së tenderit, teksa fillimisht nuk u bënë publike kompanitë që do të zbatonin kontratën.

Sipas dokumenteve të tenderit, në total janë 21 pika në segmente të ndryshme rrugore, të identifikuara si burim aksidenti do të eleminohen, duke synuar rritjen e sigurisë në rrugë. Vendet ku do të ndërhyhet ndodhen në Velipojë, në segmentet Fier - Levan, Plepa - Rrogozhinë, Cerrik – Banjë, etj.  Lista me pikat më problematike është bazuar në informacionin e marrë nga Policia Rrugore dhe Instituti i Transportit, dhe njëkohësisht bazuar ne databazen e aksidenteve me numrin me te larte te fataliteteve dhe plagosjeve te renda.

Gjatë hapjes së tenderit kërkohej ndërhyrja e menjëhershme per eliminimin e tyre, teksa ndërhyrjet do te jenë në varësi të secilës prej tyre, duke përfshirë ndriçimin, vendosjen e tabelave orientuese, zgjerimin e rrugës, ashpërsim asfalti për tërheqjen e vëmendjes së drejtuesve të mjeteve, etj. Sipas Institutit të Statistikave gjatë vitit 2022, u shënuan 1 165 aksidente rrugore.

TABELA

PIKAT E ZEZA KU DO TË NDËRHYHET

  1. Kryqëzimi Bërdicë - Velipojë Pika 1
  2. Kryqëzimi Bërdicë - Velipojë Pika 2
  3. Kryqëzimi Cërrik – Banjë
  4. Jergucat – Qafë Muzinë
  5. Aksi Fier – Levan
  6. Kryqëzimi Fier Shegan
  7. Dalje Vilë Bashtovë
  8. Dalje Gosë qendër
  9. Dalje Gosë jug
  10. Dalje Kavajë veri (Plepa-Rrogozhinë)
  11. Dalje Kavajë jug (Plepa-Rrogozhinë)
  12. Dalje Kavajë jug (Rrogozhinë-Plepa)
  13. Hyrje autostrada Plepa-Rrogozhinë
  14. Dalje autostrada-Hyrje Plepa
  15. Hyrje Bypass Arapaj Shkozet
  16. Hyrje Mbikalimi Shkozet (Plepa-Shkozet)
  17. Hyrje Mbikalimi Shkozet (Tiranë-Plepa)
  18. Ura e Lizës Elbasan (Elbasan-Librazhd)
  19. Labinot - Mbikalimi i Trenit
  20. Nyja Qafë Kashar
  21. Tiranë - Rinas përballë Megatek

Ola Mitre / SCAN

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat