Shqipëria Postuar më 24 Janar 2023, 14:17

3.6 miliard lekë në 3 vite për nxënësit me aftësi të kufizuar - Dita ndërkombëtare e arsimit, KLSH: strategjitë e përgatitura nuk plotësojnë kushtet e duhura

Nga SCAN TV
3.6 miliard lekë në 3 vite për nxënësit me aftësi

Strategji jo të plota por dhe mungesa shërbimesh sidomos në zonat periferike janë disa nga problematikat e vëna në dukje nga KLSH i shtetit përsa i përket investimeve që Ministria e Arsimit ka realizuar për fëmiëjt me aftësi të kufizuar në  vitet e fundit. Kryetarja e Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Autizëm, Eglantina Bajrami thotë se vetëm pas 3 vitesh është bërë i mundur rregullimi i një mësuesi ndihmës i cili ende nuk ofron cilësinë e duhur.

Edhe pse me një buxhet nga viti në vit KLSH thekson se niveli i financimit ende nuk është i mjaftueshëm.

Sipas KLSH janë vërejtur mungesa të politikave dhe akteve ligjore të plota dhe bashkëkohore, mungesa në planet e punës por dhe në përcaktimin e objektivave për realizimin e për plotësimin e nevojave aftësuese të kësaj kategorie në kuadrin e sistemit arsimor gjithëpërfshirës e special. Mungesa të theksuara në lidhje me sigurimin e mjeteve didaktike.

Investimet për nxënësit me aftësi të kufizuar

2019-   1.05 MILIARDË LEKË

2020-   1.17 MILIARDË LEKË

2021-   1.40 MILIARDË LEKË

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat