Europa Postuar më 24 Janar 2023, 15:43

Ukraina dhe Rusia, burimi i 1/3 e importeve të drithërave të BE-së / Rreth 34% e importeve vinte nga 2 vendet në 2021

Nga SCAN TV
Ukraina dhe Rusia, burimi i 1/3 e importeve të drithërave të

Që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në të gjithë Ukrainën në shkurt 2022, ka pasur shqetësime për një krizë globale ushqimore. Këto ishin të lidhura kryesisht me mungesat e produkteve dhe bllokimin e porteve të Detit të Zi, të cilat penguan Ukrainën të eksportonte mallra bujqësore (kryesisht grurë). Në korrik 2022 u arrit një marrëveshje që lejonte anijet të transportonin mallra bujqësore nga portet e Ukrainës.

Në vitin 2021, Ukraina ishte një origjinë veçanërisht e rëndësishme e importeve të BE-së të vajrave dhe yndyrave bimore ose shtazore (14,5% e vlerës së të gjitha importeve të BE-së brenda këtij grupi produktesh) dhe importeve të të korrave dhe produkteve bimore (6,0% e importeve të BE-së).

Rusia ishte ndër destinacionet kryesore të eksportit për produktet e BE-së Ushqime dhe Pije (F&B) (4.5% e të gjitha eksporteve të BE-së brenda këtij grupi produktesh) dhe për produktet bimore (4.4% e eksporteve të BE-së).

Duke parë më në detaje, rreth një e treta e vlerës së importeve të BE-së të drithërave në vitin 2021 e kishte origjinën nga Ukraina (28.8% dhe me vlerë 1.7 miliardë euro) dhe Rusia (4.8%) së bashku. Ukraina përbënte gjithashtu një pjesë relativisht të lartë të importeve të BE-së të farave vajore dhe frutave me vaj (9.9% dhe me vlerë 1.4 miliardë euro). Për krahasim, BE-ja prodhoi drithëra me vlerë 64.3 miliardë euro në vitin 2021, dhe fara vajore dhe fruta me vaj me vlerë 15.1 miliardë euro.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat