Shqipëria Postuar më 25 Janar 2023, 13:50

Administrata publike të mos përdoret politikisht - Gati projektligji, nëpunësit civilë të mos publikojnë mesazhe me përmbajtje politike

Nga SCAN TV
Administrata publike të mos përdoret politikisht - Gati projektligji,

Në vitet e fundit është vërejtur një problematikë që lidhet me përdorimin e rrjeteve sociale, ku nëpunësit civilë detyrohen të publikojnë, pëlqejnë, shpërndajnë apo komentojnë pastime me përmbajtje politike.

Disa nga institucionet qëndrore dhe vendore kanë krijuar grupe komunikimi në platforma të ndryshme në median sociale, ku punonjësve të administratës u dërgohen postime të cilat duhet të shpërndahen me detyrim në rrjetet e tyre sociale.

Kjo taktikë kryehet që mesazhet politike të kryeministrave dhe funksionarëve të tjerë politikë të shpërndahen në mënyrë masive.

Ndaj është propozuar një projektligj për ta ndaluar këtë praktikë të krijuar rëndom ku punonjës të shërbimit civil apo që kryejnë funksione jopolitike në administratë detyrohen për të shpërndarë, komentuar apo pëlqyer në rrjetet sociale, mesazhet e kryeministrit dhe funksionarëve të tjerë në pushtet pasi e shëndërron administratën publike në një shtojcë të partisë në pozitë.

Me qëllimin për t’i dhënë fund përdorimit politik të administratës publike, projektligji i propozuar ndalon çdo nëpunës civil të postojë, publikoj apo komentojë postime me përmbajtje politike në rrjetet sociale personale.

Kësisoj projektligji përcakton ndalimin e detyrimit të punonjësve apo edhe vartësve si dhe ndalimin e krijimit të grupeve të komunikimit për të publikuar përmbajtje politike të partive apo kandidatëve në zgjedhje.

Në të kundërt projektligji parashikon se nëpunësi civil apo punonjës i administratës publike mban përgjegjësi penale e cila ka të bëjë me përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Ky projektligj është propozuar nga deputeti i opozitës Lefter Gështenja.

Diamila Leka / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat