Shqipëria Postuar më 25 Janar 2023, 13:39

Një vend pune brenda 4 muajsh! - Harasani: ILO, program për punë të denjë. Bizneset po rrisin pagat

Nga SCAN TV
Një vend pune brenda 4 muajsh! - Harasani: ILO, program për punë

Çdo i ri i cili nuk është në tregun e punës, do të marrë një ofertë pune apo një mundësi trajnimi brenda 4 muajsh.  Së shpejti,  Ministria e Financave do të vendosë në  jetë programin e garancisë rinore, që synon të integrojë në treg atë kategori që aktualisht nuk rezulton në sistemin e trajnimeve apo në listat e zyrave të punësimit si punëkërkues të papunë.  Në një intervistë për SCAN, Koordinatorja e ILO për Shqipërinë, Zhulieta Harasani, tregon se ku synon të arrijë kjo skemë që përfshin rreth 27 për qind të të rinjve.

Nga ana tjetër, Harasani thekson se në valën e emigrimit, vihet re një ndërgjegjësim nga ana e bizneseve për të rritur pagat dhe për të mbajtur forcën punëtore në vend.

Së fundmi qeveria shqiptare dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO kanë nënshkruar programin 4 vjeçar të punës së denjë 2023-2026 i cili synon të ndikojë në këtë treg për ofrimin e kushteve më cilësore për të punësuarit.

Elisabeta Dosku / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat