Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? - Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

Akuzat e herëpashershme kundrejt qeverisë lidhur me shpërdorimin e pasurive publike përmes dhënies së tyre me koncesion, të përkthyera në shërbime të cunguara dhe shpesh penalizuese për qytetarët shqiptarë, kanë nxitur qeverinë që të fokusohet më shumë në këtë drejtim duke shtrënguar rregullat e përzgjedhjes dhe të monitorimit.
Në draft strategjinë e reformave ekonomike 2023-2025, thuhet se me qëllim forcimin e kapaciteteve të qeverisë për vlerësimin e projekteve të investimeve publike, ka nisur puna për hartimin e një VKM-je të re e cila pritet të finalizohet në gjysmën e parë të këtij viti dhe synon të përfshijë opsionin e financimit të PPP-së si seksion të veçantë në fazën e dorëzimit të Formularit te Propozimit të Projektit, si dhe në studimin e fizibilitetit; Përfshirjrn e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social si pjesë e fazës së dorëzimit të Formularit te Propozimit të Projektit, si dhe në studimin e fizibilitetit; Forcimin e procedurave për moslejimin e fragmentimit të projekteve; si dhe detyrim fondesh, jo vetëm në vitin e parë siç është në Ligjin Organik të Buxhetit (LOB) 20%, por të paktën për vitin e dytë dhe të tretë, shuma prej të paktën 30%. Po ashtu, ndryshimet do të përcaktojnë kuadrin rregullator dhe metodologjik për përgatitjen, miratimin, përditësimin, monitorimin dhe zbatimin e procedurave të Menaxhimit të Investimeve Publike (MIP) dhe procedurave të Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare.
Ndër aktivitetet e planifikuara përgjatë këtij viti, vendoset theksi tek plotësimi i bazës së plotë të të dhënave të kontratave të monitoruara ndjekja e procesit të monitorimit të kontratave të koncesionit/PPP. Ndërsa përgjatë vitit 2024- 2025, fokusi do të jetë tek Forcimi/zhvillimi i kapaciteteve nëpër institucionet qeveritare për monitorimin e kontratave koncesionare/PPP; Konsolidimi dhe përmirësimi i metodologjisë së vlerësimit të projekteve të reja koncesionare/PPP; Forcimi i roleve të autoriteteve kontraktore në përcaktimin e procedurave që zgjidhen për kontratat publike, për të vlerësuar se cilat procedura maksimizojnë “vlerën më të mirë për paranë” dhe “vlerën për njerëzit”.
Krijimi i mekanizmave efikasë në lidhje me monitorimin e kontratave koncesionare/PPP, në mënyrë që rreziqet e palëve kontraktuese, me fokus të shtuar tek autoritetet kontraktore, të jenë sa më të ulëta për të siguruar përfitimin dhe dobinë më të madhe të këtyre kontratave.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

“Të hiqet “toka shtetërore”, atavizëm i komunizmit” - Çollaku: shteti nuk merr prona me vkm, por në bazë të ligjit
Ndaj njoftimit të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, për daljen e një VKM që do të saktësojë procedurat për kryerjen e......

Një vend pune brenda 4 muajsh! - Harasani: ILO, program për punë të denjë. Bizneset po rrisin pagat
Çdo i ri i cili nuk është në tregun e punës, do të marrë një ofertë pune apo një mundësi trajnimi brenda 4 muajsh. Së shpejti, Ministria e Financave do të......

Kërkohen kujdestarë qensh në New York - Paga vjetore është 100 mijë dollarë!
Deri në 100 mijë dollarë në vit për të shëtitur qenin e dikujt tjetër. Ndodh në New York ku pas numrit të lartë të adoptimeve të qenve gjatë pandemisë së......

Cili vend ka popullsinë më të vjetër? – 17 nga 20 shtete ndodhen në Europë
Rënia e lindjeve, rritja e shkallës së divorcit dhe rritja e jetëgjatësisë janë ndër shumë faktorë që ndryshojnë demografinë në mbarë botën. Në të vërtetë,......

2023: Çfarë mund të ndodhi më pas për tregjet e naftës, arit dhe valutës?
Presione të rëndësishme inflacioniste u ushtruan në ekonomitë e Mbretërisë së Bashkuar, evropiane dhe amerikane në vitin 2022. Reuters Plus foli me......

Rritja e kërkesave për azil pritet të rrisë kthimet e emigrantëve / Komisioni i BE-së: Shumica nuk ka nevojë për mbrojtje ndërkombëtare
Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson dhe Koordinatorja e BE-së për Kthimet Mari Juritsch, e cila u emërua në rolin e sapokrijuar në maj......

Bordi i Transparencës – Rritet çmimi naftës dhe benzinës, ulet gazi në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Ndërtimi i Auto Moto Park-ut të parë shqiptar – Rama publikon videon nga punimet
Nëpërmjet një postimi të publikuar në faqen zyrtare kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet që po vijojnë për ndërtimin e Auto Moto Park-ut të......