Europa Postuar më 25 Janar 2023, 14:28

Greva anulon fluturimet në aeroportin e Berlinit - Kërkesa kryesore, rritja e pagës me 500 euro dhe kontrata 12-mujore

Nga SCAN TV
Greva anulon fluturimet në aeroportin e Berlinit - Kërkesa kryesore,

Rreth 300 fluturime të pasagjerëve në aeroportin e Brandenburgut të Berlinit që ishin planifikuar për të mërkurën janë anuluar, ose janë riplanifikuar për shkak të grevës së punëtorëve. 35 mijë pasagjerë që ishin planifikuar të kalonin përmes aeroportit të Brandenburgut të Berlinit janë prekur nga greva.

Një zëdhënës i aeroportit u shpreh se kompania e aeroportit duhet të supozojë në këtë situatë se asnjë fluturim i rregullt pasagjerësh nuk mund të kryhet këtë ditë.

Greva e planifikuar e punëtorëve filloi në orën 3:30 të mëngjesit të mërkurën dhe do të zgjasë për pjesën tjetër të ditës. Ndërsa autoritetet e linjave ajrore kanë riprogramuar disa fluturime për të enjten dhe kanë devijuar të tjerat në aeroporte të tilla si Dresden dhe Leipzig, shumë pasagjerë gjithashtu kanë prerë biletat për të udhëtuar me tren.

Është hera e parë që nga viti 2018 që një grevë ka prekur kaq shumë fluturime në Gjermani. Greva e punëtorëve u organizua nga sindikata Verdi për pagën. Sindikata kërkon një rritje mujore prej 500 eur në pagat e punonjësve të aeroportit dhe shërbimet e transportit tokësor dhe një kontratë 12-mujore kolektive.

Megjithatë, gjatë negociatave punëdhënësit kanë propozuar një kontratë shumë më të gjatë. Sindikata tha se rreth 1.500 punëtorë janë pjesë e grevës.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat