2025, vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private / Për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, Qeveria gati transaksion menaxhimi e emetim të ri

Rritja e normave të interesave po vënë në alarm Qeverinë lidhur me kostot e shërbimit të borxhit. Sa për të sjellë një shembull, për 9 mujat e parë të vitit 2022, Shqipëria ka paguar rreth 30 miliardë lekë, afërisht 300 milionë dollarë interesa. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, në përputhje me planin buxhetor 2022, shpenzimet e interesit për borxhin e qeverisë janë rritur me 1.6 miliardë lekë, apo afërisht 16 milionë dollarë. Por nuk është ky shqetësimi i vetëm i Qeverisë.
Risku i rifinancimit të borxhit të jashtëm është i lartë në disa vite specifike, siç është viti 2025, kur kemi shlyerje të mëdha, si Eurobondi dhe një kredi të marrë nëpërmjet kreditorit privat dhe të mbështetur përmes një Garancie (PBG) të Bankës Botërore. Si masë zbutëse e këtij risku të rifinancimit, po shqyrtohet paraprakisht opsioni i një transaksioni të menaxhimit të detyrimeve (Liability Management) që me shumë mundësi mund të zbatohet së bashku me një emetim të ri, gjatë vitit 2023 ose 2024, kur kushtet financiare të tregjeve të jenë të favorshme për ta realizuar këtë transaksion. E njëjta gjë mund të konsiderohet të zbatohet në lidhje me maturime të tjera të larta si në vitet 2027 e më tej.
Sipas një analize mbi këtë temë nga Ministria e Financave, Pavarësisht zhvillimeve pozitive në treguesit e riskut, duke pasur parasysh mjedisin e ri të normave të rritura të interesit në vitin 2022, të ndikuar nga Lufta Rusi-Ukrainë, hezitimi i investitorëve për të investuar në obligacionet e qeverisë dhe bazën e investitorëve që nuk është shumë e diversifikuar, borxhi i brendshëm mbetet i ekspozuar ndaj riskut të normës së interesit dhe riskut të rifinancimit. Në këtë drejtim, në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, menaxhimi i borxhit do të vazhdojë të ndërmarrë aktivitete që synojnë zbutjen e mëtejshme të këtyre risqeve. Me synimin për stabilitet të mëtejshëm të portofolit të borxhit, strategjia e re e afatmesme e menaxhimit të borxhit, e përditësuar në vitin 2022, ka përcaktuar disa objektiva më ambicioze krahasuar me strategjinë paraardhëse përsa i përket riskut të normës së interesit, riskut të rifinancimit dhe riskut të kursit të këmbimit.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Italia dhe Kosova, "kokë më kokë" për eksportet shqiptare - "Fqinjët" parakalojnë lehtë "vëllezërit" në 2022. Fasonët mbeten kartolina e "Made in Albania"
Sipas të dhënave të "Institutit të Statistikave", për vitin 2022, Turqia ishte partneri kryesor i importit në vendin tonë duke kaluar Italinë e cila gjatë......

Eksportet gjermane në Rusi, nivel të ulët rekord - Konfirmohet situata më negative në 20 vitet e fundit
Eksportet gjermane në Rusi shënuan një rënie të konsiderueshme vitin e kaluar, në nivele që nuk ishin parë që nga viti 2003, pasi sanksionet kundër Moskës për......

Më shumë amerikanë zgjedhin Greqinë - Turistët dhe të ardhurat rriten me 10% këtë vit
Gjatë vitit 2023 vizitorët nga Amerika e Veriut në Greqi pritet të tejkalojnë 1 milion mbërritjet e vitit të kaluar, me arkëtimet që kalojnë gjithashtu 1......

Italianët mbeten pa naftë dhe benzinë - Pikat e shitjes me pakice të karburantit nisin grevën 48 orëshe
Nuk shërbeu për asgjë përpjekja e fundit e ndërmjetësimit të Ministrisë së Sipërmarrjes në Itali, pasi pikat e karburantit në vend kanë nisur grevën 48 orëshe......

16 miliardë dollarë vetëm në vitin 2022- Ken Griffin realizoi fitime rekord për “Citadel”. Theu rekordin e John Paulson të vitit 2007
“Citadel Group” i Ken Griffin theu çdo rekord të mëparshëm për fitimet e fondeve të përbashkëta vitin e kaluar. Konkretisht, ai fitoi 16 miliardë dollarë......

Administrata publike të mos përdoret politikisht - Gati projektligji, nëpunësit civilë të mos publikojnë mesazhe me përmbajtje politike
Në vitet e fundit është vërejtur një problematikë që lidhet me përdorimin e rrjeteve sociale, ku nëpunësit civilë detyrohen të publikojnë, pëlqejnë,......

Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? - Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë
Akuzat e herëpashershme kundrejt qeverisë lidhur me shpërdorimin e pasurive publike përmes dhënies së tyre me koncesion, të përkthyera në shërbime të cunguara......

“Të hiqet “toka shtetërore”, atavizëm i komunizmit” - Çollaku: shteti nuk merr prona me vkm, por në bazë të ligjit
Ndaj njoftimit të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, për daljen e një VKM që do të saktësojë procedurat për kryerjen e......