Italia dhe Kosova, "kokë më kokë" për eksportet shqiptare - "Fqinjët" parakalojnë lehtë "vëllezërit" në 2022. Fasonët mbeten kartolina e "Made in Albania"

Sipas të dhënave të "Institutit të Statistikave", për vitin 2022, Turqia ishte partneri kryesor i importit në vendin tonë duke kaluar Italinë e cila gjatë vitit 2021 ishte në vend të parë dhe zinte 16% të peshës së importeve gjithsej, gjithmonë kur flasim për volum. “Scan Intel” këtë herë ka marrë në analizë gjeografinë e eksporteve në Shqipëri gjatë vitit 2022 për të parë se si kanë ndryshuar shifrat në 5 vitet e fundit.
Analiza për eksportet është fokusuar vetëm në peshë pasi për shkak të rritjes së çmimeve nuk mund të bëjmë një vlerësim të drejtë sa i përket gjeografisë së eksporteve në vlerë. Ajo që bie në sy nga të dhënat është se për vitin 2022 Italia duket se është partneri ynë më i madh në eksporte duke e spostuar Kosovën në vend të dytë edhe pse me diferencë fare të vogël. Gjatë katër viteve, nga 2018-ta deri në vitin 2021, Kosova kryeson klasifikimin si partneri kryesor më peshën më të lartë të eksporteve në volum. Gjatë vitit 2022, Italia zë rreth 18.3% të peshës së eksporteve, ndërkohë që po për të njejtin vit Kosova zë rreth 18.1% të peshës. Për vitin 2022 vendin e tretë me peshën më të lartë e zë Maqedonia e Veriut me 14%, pasuar nga Spanja me 9%. Dhjetë vendet me peshën më të lartë i plotësojnë Kina dhe Mali i Zi me 8% secili, Greqia dhe Serbia me 4% secili dhe Suedia e Kroacia me nga 2% secili. Krahasuar me vitin 2021 pesha e Kosovës llogaritej në 28% dhe pasohej nga Spanja me 14%, Maqedonia e Veriut me 12% dhe në vend të katërt Italia me 10%. Pra, nga kjo renditje duket se Italia është ngjitur me tre pozicione duke kaluar në krye me peshën më të lartë të eksporteve në volum, ndërkohë që në vitin 2021 Italia renditej në vend të pestë. Duket se këtë vit Italia ka marrë më shumë produkte nga Shqipëria. Interesante është se gjatë vitit 2022 kemi shfaqjen e Kroacisë ndër vendet e fundit dhe zë 2% të peshës së eksporteve.
Nga ana tjetër, po të analizojmë peshën në total të 10 vendeve partnere sa i përket eksporteve në volum, shohim se për vitin 2022 këto vende përfaqësonin gjithsej 94%, ndërkohë që gjatë vitit 2021, 10 vendet kryesore eksportuese zinin 92%.
Po të analizojmë gjeografinë e eksporteve në vlerë, shohim se, Italia mban vendin e parë për vitin 2022, por edhe për vitin 2021. Përgjatë vitit 2022 eksportet në vlerë me Italinë zënë 43.2% të peshës së eksporteve gjithsej, ndërkohë që gjatë vitit 2021 kjo shifër regjistrohej në 42.2%. Po në vlerë, në vend të dytë renditet Kosova për të dy vitet e kaluara. Ndërkohë, në vend të tretë për vitin 2022 pozicionohet Gjermania, duke spostuar kështu Greqinë dhe Spanjën në vend të katërt dhe të pestë. Maqedona e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia, Kina dhe Kroacia plotësojnë 10 vendet e para.
Vendi i parë i Italisë, në drejtim të gjeografisë së eksporteve shqiptare, sidomos në vlerë, me një peshë mbi 40% tregon se produktet e fasonerisë mbeten "kartolina" e "Made in Albania".
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Eksportet gjermane në Rusi, nivel të ulët rekord - Konfirmohet situata më negative në 20 vitet e fundit
Eksportet gjermane në Rusi shënuan një rënie të konsiderueshme vitin e kaluar, në nivele që nuk ishin parë që nga viti 2003, pasi sanksionet kundër Moskës për......

Më shumë amerikanë zgjedhin Greqinë - Turistët dhe të ardhurat rriten me 10% këtë vit
Gjatë vitit 2023 vizitorët nga Amerika e Veriut në Greqi pritet të tejkalojnë 1 milion mbërritjet e vitit të kaluar, me arkëtimet që kalojnë gjithashtu 1......

Italianët mbeten pa naftë dhe benzinë - Pikat e shitjes me pakice të karburantit nisin grevën 48 orëshe
Nuk shërbeu për asgjë përpjekja e fundit e ndërmjetësimit të Ministrisë së Sipërmarrjes në Itali, pasi pikat e karburantit në vend kanë nisur grevën 48 orëshe......

16 miliardë dollarë vetëm në vitin 2022- Ken Griffin realizoi fitime rekord për “Citadel”. Theu rekordin e John Paulson të vitit 2007
“Citadel Group” i Ken Griffin theu çdo rekord të mëparshëm për fitimet e fondeve të përbashkëta vitin e kaluar. Konkretisht, ai fitoi 16 miliardë dollarë......

Administrata publike të mos përdoret politikisht - Gati projektligji, nëpunësit civilë të mos publikojnë mesazhe me përmbajtje politike
Në vitet e fundit është vërejtur një problematikë që lidhet me përdorimin e rrjeteve sociale, ku nëpunësit civilë detyrohen të publikojnë, pëlqejnë,......

Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? - Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë
Akuzat e herëpashershme kundrejt qeverisë lidhur me shpërdorimin e pasurive publike përmes dhënies së tyre me koncesion, të përkthyera në shërbime të cunguara......

“Të hiqet “toka shtetërore”, atavizëm i komunizmit” - Çollaku: shteti nuk merr prona me vkm, por në bazë të ligjit
Ndaj njoftimit të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, për daljen e një VKM që do të saktësojë procedurat për kryerjen e......

Një vend pune brenda 4 muajsh! - Harasani: ILO, program për punë të denjë. Bizneset po rrisin pagat
Çdo i ri i cili nuk është në tregun e punës, do të marrë një ofertë pune apo një mundësi trajnimi brenda 4 muajsh. Së shpejti, Ministria e Financave do të......