Nafta, e qëndrueshme pranë 86 USD - Rezervat e naftës në SHBA, rritje më të vogël se parashikimet

Nafta po tregtohet e qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan një rritje të rezervave në SHBA, por në masë më të vogël krahasuar me parashikimet e analistëve. Në anën tjetër, dobësimi i dollarit amerikan ka ofruar një mbështetje për çmimet, pasi i bën lëndët e para që janë të denominuara në monedhën e gjelbër më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi. Referuar të dhënave zyrtare nga Administrata për Informimin mbi Energjinë në SHBA, rezervat e naftës bruto u rritën me 533 mijë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 20 janar, kundrejt parashikimeve të analistëve për një rritje me 1 milionë fuçi. Por, pavarësisht rritjes modeste, rezervat e naftës bruto në SHBA kanë prekur nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2021.
Edhe investitorët në tregun e naftës po presin takimin e Rezervës Federale dhe Bankës Qendrore Europiane, javën e ardhshme. Një faktor që i ka mbajtur çmimet e naftës të ulëta është edhe ngadalësimi i ekonomisë globale, që mund të dëmtojë edhe kërkesën për “arin e zi”. Rritja ekonomike globale pritet të jetë në rreth 2%, gjatë këtij viti, por rreziqet janë të shumta dhe parashikimet mund të ndryshojnë.
SCAN
Sondazh

Euro ngjitet sërish pranë 1.09 USD - Mbështetet nga përmirësimi i aktivitetit të biznesit në Eurozonë
Euro është forcuar edhe gjatë ditës së sotme, përballë dollarit amerikan, pasi të dhënat mbi aktivitetin e biznesit në Eurozonë treguan një rikthim surprizë......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Mbështeten nga rritja e aktivitetit të biznesit në Eurozonë
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave pozitive mbi ekonominë e Eurozonës. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka......

A po fillon Inteligjenca artificiale revolucionin më të madh teknologjik që nga iPhone?
Roli që do të luajë inteligjenca artificiale (AI) në të ardhmen e njerëzimit është kaq "i pabesueshëm" masiv sa që edhe njeriu që drejton atë që është......

“98% të studentëve nuk u janë shpërndarë bursat” - Raporti/ prej 3 vitesh vonesa në alokimin e fondeve për shkak të procedurave
Prej më shumë se 3 vitesh studentët e universiteteve të Tiranës vuajnë vonesat në përfitimin e bursave. Bursat që ju ofrohen studentëve janë ato sociale......

Strategji e re për administratën publike, 2023-2030 – Koçiu: Puna e bërë nga DAP, fushë prioritare për procesin e integrimit në BE
Nënkomisioni për Administratën Publike në një mbledhje të mbajtur, ka zhvilluar një dëgjesë me Drejtoreshën e Përgjithshme të Departamentit të Administratës......

Janë 10 herë më të lira se litiumi - Form Energy krijon bateritë me hekur-ajër dhe nisin prodhoimin nga viti 2024
Bateritë me hekur-ajër u zhvilluan nga Form Energy, një startup i krijuar nga Instituti prestigjioz i Teknologjisë në Massachusetts (MIT). Bateritë e Form......

Bill Gates 'shumë optimist' për të ardhmen: 'Më mirë të lindësh 20 vjet nga tani se çdo herë në të kaluarën'
Bill Gates shpenzon shumë nga koha e tij duke dhënë alarmin mbi kërcënimet ekzistenciale globale, si ndryshimet klimatike dhe pandemitë e......

Si uljet e çmimeve të Teslës mund të nxisin një luftë çmimesh për makinat elektrike
Automjetet Tesla në SHBA po shohin ulje të konsiderueshme çmimesh dhe kjo po rezulton të jetë një thikë me dy tehe për prodhuesin e makinave elektrike dhe......