Rritja e çmimeve, sa i ndikoi shqiptarët në blerjen e makinave? - Analiza e shifrave/ krahasimi ndër vite, tendencë drejt mjeteve elektrike

Kriza e çmimeve në vendin tonë ka bërë që gjatë vitit 2022 shqiptarët të mendohen dy herë përpara se të blejnë një automjet për shkak të stepjes nga çmimet e rritura të blerjes si dhe të karburantit. Kështu, SCAN TV ka analizuar shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit dhe Transportit rrugor sa i takon numrit të mjeteve të regjistruara për herë të parë, ku vihet re se ndërsa nga viti 2019 deri në 2021-shin ka pasur një rritje progresive, në vitin 2022 është bërë kthesë, ku numri i mjeteve të targuara për herë të parë ka rënë me afro 15 për qind, krahasuar me vitin 2021.
Konkretisht përgjatë vitit që lamë pas janë regjistruar për herë të parë 49.459 autovetura, apo 8749 makina më pak. Nëse do të përfshijmë edhe kategoritë e tjera të mjeteve si ato për transport publik apo ato bujqësore, rezultojnë 59.910 të tilla të regjistruara për herë të parë, shifër që sërish është në rënie me 2021-shin. Por ajo që vihet re është se shumica e autoveturat e targuara gjatë vitit qe lamë pas, janë ëmë lëndë djegëse naftë, benzinë apo benzinë+ gaz, ku dominon nafta në 65.8 për qind të rasteve.
Megjithatë një tjetër reflektim vihet re edhe në rritjen e numrit të automjeteve elektrike të targuara për herë të parë, ku rezulton të jenë regjistruar afro 624 autovetura elektrike. Edhe pse në dukje është një shifër modeste, për shkak të çmimit të lartë që kanë këto makina, në krahasim me vitin e kaluar rritja rezulton në 138 për qind. Pjesa më e madhe e automjeteve vijnë nga Italia, Gjermania dhe Zvicra, ndërsa fluksi më i lartë i regjistrimeve vihet re gjatë sezonit të verës, Qershor, Korrik Gusht.
Regjistrimi i mjeteve për herë të parë
Lloji Viti Nr. i mjeteve
Autoveturë 2019 42.681
Autoveturë 2020 43.661
Autoveturë 2021 58.208
Autoveturë 2022 49.459
Autovetura të regjistruara për herë të parë sipas lëndës djegëse 2022
Naftë 36.189
Benzinë 8294
Benzinë+gaz 3429
Elektrike 624
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Rritet interesi i spanjollëve dhe anglezëve për Shqipërinë - Rekord, 7.5 milionë të huaj hynë në 2022. Arsyeja, pushimet dhe vizitat tek të afërmit
Spanjollët dhe anglezët kanë qenë shtetasit më të shumtë që vizituan Shqipërinë në 2022. Rreth 7.5 milionë qytetarë të huaj preferuan Shqipërinë duke shënuar......

Irlanda synon ndalimin e reklamave për Cryptot - Banka Qendrore, apel parlamentit: Mbroni të rinjtë!
Guvernatori i bankës qendrore të Irlandës i kërki parlamentit të vendit që të ndalojë reklamimin e aseteve të kriptove që synojnë të rinjtë, duke e krahasuar......

Udhëtarët e karburanteve! - Hungarezët kalojnë kufirin me Sllovakinë dhe Rumaninë për të kursyer para’
Në Sllovaki inflacioni është në nivelin 15.4% ndërsa në Hungari ka prekur 24.5%. Një diferencë prej 10 pikësh pothuajse, e cila në zonat kufitare ka bërë që......

Eurostar braktiset nga pasagjerët - Qindra vende bosh në itinerarin Londër - Paris
Qindra vende në trenat e Eurostar midis Londrës dhe Parisit janë duke u boshatisur për shkak të Brexit dhe mungesës së stafit. Shefja ekzekutive e kompanisë,......

Sa bono e obligacione do emetohen në 2023? - Zbardhet kalendari 380 miliardë lekë letra me vlerë në total, pjesa dërrmuese 12-mujore. Shkurti, muaji më intensiv
Qeveria ka planifikuar të marrë rreth 380 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm në formën e bonove të thesarit e obligacioneve për vitin 2023. Por cilat do......

Mbikqyrësi i Bashkimit Europian jep rekomandime: Bankat të vlerësojnë me kujdes kolateralet
Mbikqyrësi i rrezikut i Bashkimit Europian paralajmëron bankat që të tregojnë kujdes me zhvillimet e pritshme ekonomike që mund të çojnë në nevoja më të larta......

Rënia e tregtisë BE-Rusi pas sanksioneve - Eurostat: Rezultatet e kufizimeve në importe dhe eksporte, janë të dukshme
Një rënie e ndjeshme e vëllimit të tregtisë ndërmjet BE-së dhe Rusisë është shënuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë e deri më sot, sipas shifrave të......

12 mijë azilantë shqiptarë në 11 muaj - Në vitin 2022, rreth 18% më shumë kërkesa për azil
Nëntori ka ulur numrin e aplikimeve për azil tregojnë të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA), por pavarësisht kësaj numri i tyre......