Pse veza është kthyer në “simbolin” e inflacionit në SHBA - Çmimi absurd, një pako me 10 copë kushton 18 dollarë!

Vezët janë kthyer në një simbol të inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fund të vitit 2022, cmimi i tyre është rritur me 60% në bazë vjetore duke rënduar në buxhetin e familjeve.
Disa amerikanë u detyruan të gjejnë alternativa. Përpjekjet për të kontrabanduar vezë përtej kufirit SHBA-Meksikë janë rritur, sipas të dhënave të Patrullës Kufitare të SHBA, me agjencinë që raporton se numri i konfiskimeve të vezëve dhe shpendëve u rrit 108% nga 1 tetori në 31 dhjetor. Blerësit po kërkojnë gjithashtu ferma lokale, të cilat mund të jenë më të lira. Fermerët e vezëve në TikTok janë tallur me këtë përfitim, duke krahasuar një kilogram vezë me një kilogram drogë për shkak të cmimit të lartë.
Në Manhattan, një nga lagjet më të shtrenjta në Amerikë, çmimet mbeten të larta. Në Eli's Market, një dyqan ushqimor, dhjetë vezë organike në kuti kartoni kushtojnë midis 12.99 dhe 17. 99 dollarë.
Pak blloqe më tutje, çmimet janë më të ulëta, por gjithsesi shumë më të larta se sa janë mësuar klientët. Ndërkohë, ka shenja se gjërat mund të ndryshojnë. Shërbimi i Marketingut Bujqësor premton se fundi është në horizont: që nga 20 janari, çmimet e vezëve kanë rënë me 52% nga niveli i lartë i javës së 18 dhjetorit.
Bordi Amerikan i Vezëve ka fajësuar për rritjen e çmimit një shpërthim të paprecedentë të H1N1, një lloj veçanërisht virulent i gripit të shpendëve që ka një shkallë vdekshmërie afërsisht 100% tek shpendët. Ky reduktim i ofertës së shpendëve që bëjnë vezë ka sjellë rritje të çmimeve. Por një grup mbrojtës i fermerëve akuzon prodhuesit kryesorë të vezëve për rritje të çmimeve në kuadër të një "skeme të fshehtë" që synon rritjen e fitimeve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Fluturon” tregu sekondar i titujve të Qeverisë, rritje 147% - Normat e reja të interesit japin efektin edhe te shitjet me pakicë, 40 milionë dollarë plus
Efekti i rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë është reflektuar edhe në tregun sekondar të titujve të Qeverisë.......

Si skema e energjisë krijoi pabarazi mes bizneseve shqiptare - Ankesa e dy kompanive të bulmetit sjell rishikimin e ligjit
Skema e qeverisë për të nxjerrë në treg të lirë të furnizimit të energjisë bizneset, po krijon pabarazi në konkurrencën mes tyre. Problematika është konstatuar......

“Qiraja për TEC-et lundrues s’ka nisur” - Mbërritën në shtator, KESH: Pagesat do të nisin pas momentit të komisionimit
Pavarësisht se kanë mbërritur në Shqipëri në muajin shtator, periudha 2-vjeçare për të cilin janë kontraktuar TEC-et lundures nuk ka nisur ende. Korporata......

Shtohen përfituesit nga skema e kontributeve shoqërore - Të papunët nga pagesa e papunësisë dhe kujdestarët e personave paraplegjik e tetraplegjik
Në listën e qytetarëve të cilët përfitojnë nga skema e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore janë përfshirë edhe 4 kategori të tjera që nuk kanë qenë më......

Rritja e çmimeve, sa i ndikoi shqiptarët në blerjen e makinave? - Analiza e shifrave/ krahasimi ndër vite, tendencë drejt mjeteve elektrike
Kriza e çmimeve në vendin tonë ka bërë që gjatë vitit 2022 shqiptarët të mendohen dy herë përpara se të blejnë një automjet për shkak të stepjes nga çmimet e......

Rritet interesi i spanjollëve dhe anglezëve për Shqipërinë - Rekord, 7.5 milionë të huaj hynë në 2022. Arsyeja, pushimet dhe vizitat tek të afërmit
Spanjollët dhe anglezët kanë qenë shtetasit më të shumtë që vizituan Shqipërinë në 2022. Rreth 7.5 milionë qytetarë të huaj preferuan Shqipërinë duke shënuar......

Irlanda synon ndalimin e reklamave për Cryptot - Banka Qendrore, apel parlamentit: Mbroni të rinjtë!
Guvernatori i bankës qendrore të Irlandës i kërki parlamentit të vendit që të ndalojë reklamimin e aseteve të kriptove që synojnë të rinjtë, duke e krahasuar......

Udhëtarët e karburanteve! - Hungarezët kalojnë kufirin me Sllovakinë dhe Rumaninë për të kursyer para’
Në Sllovaki inflacioni është në nivelin 15.4% ndërsa në Hungari ka prekur 24.5%. Një diferencë prej 10 pikësh pothuajse, e cila në zonat kufitare ka bërë që......