Shqipëria Postuar më 26 Janar 2023, 15:57

3.5 milion euro financim i dedikuar për fasonët - Projekti i USAID dhe NOA mbështet industrinë e veshjeve dhe këpucëve

Nga SCAN TV

Afro 63 për qind e bizneseve të tekstileve dhe këpucëve në vendin tonë,  hasin vështirësi në kryerjen e pagesave mujore, siç janë taksat, pagat apo furnitorët. Për të mbështetur këtë industri, për herë të parë në Shqipëri përmes një projekti të USAID në bashkëpunim me institucionin financiar jo bankar NOA, vendoset në dispozicion një financim i dedikuar me një vlere totale prej 3.5 milionë euro.

“Përmes këtij projekti, bizneset e vogla në industrinë e tekstileve dhe lëkurës do të kenë më shumë akses në financim duke marrë kredi nga NOA, me qëllim stimulimin e krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjen e potencialit të tyre eksportues.  Por ky projekt nuk është vetëm për të dhënë hua, por bizneset do të marrin edhe asistencë teknike nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtare që do ti ndihmojë ata të zhvillojnë biznesin e tyre”, u shpreh Mischere Kawas, Përfaqësuese e USAID për Shqipërinë.

Për sektorin fason, ky financim është një mundësi për të kaluar me cikël të mbyllur dhe në prodhim 100 për qind “Made in Albania”

Përmes këtij projekti bizneset në këtë sektor do të kenë mundësi të marrin financim deri në 150 mijë euro, me mundësi aprovimi të shpejtë dhe pa kolateral deri në një vlerë të caktuar.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat