Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin takimet e FED dhe BQE, javën e ardhshme

Euro ka rënë lehtë përballë dollarit amerikan, në sesionin e fundit të javës, duke zbritur poshtë 1.09 dollarëve, por megjithatë po tregtohet në nivelin më të lartë në 9 muajt e fundit. Investitorët po tregohen të kujdesshëm, pasi janë në pritje të takimeve të Rezervës Federale dhe Bankës Qendrore Europiane, javën e ardhshme.
Ndërkohë, në raport me jenin japonez dollari ka rënë me rreth 0.4%, pasi të dhënat e publikuara treguan se inflacioni i çmimeve konsumatore u rrit në nivelin më të lartë në 42 vitet e fundit, duke shtuar presionin ndaj Bankës së Japonisë për tu larguar nga stimujt. Që nga e premtja e javës së kaluar, euro është rritur me rreth 0.5% në raport me dollarin amerikan, duke prekur nivelin më të lartë në 9 muajt e fundit.
Analistët presin gjerësisht se, Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, ndërsa Banka Qendrore Europiane ka shprehur vendosmërinë se norma bazë e interesit do të rritet me 50 pikë bazë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po tregtohet në rreth 101.7 dhe kjo do të jetë javë e tretë me radhë në rënie.
Në anën tjetër, paundi vijon të tregtohet pranë 1.24 dollarëve, pranë nivelit më të lartë në 7 muajt e fundit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në mbi 23 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1585 dollarë.
SCAN

Bursat mbështetet nga ekonomia e SHBA - Zgjerohet me 2.9% në tremujorin e fundit të vitit 2022
Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave pozitive mbi ekonominë amerikane, e cila u rrit me 2.9% në......

Policia Federale Gjermane i dhuron 5 automjete dhe një sërë pajisjesh logjistike me vlerë rreth 560 mijë euro Policisë së Shtetit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Policia e Shtetit ka bërë me dije se Policia Federale Gjermane ka dhuruar 5 automjete dhe një sërë......

3.5 milion euro financim i dedikuar për fasonët - Projekti i USAID dhe NOA mbështet industrinë e veshjeve dhe këpucëve
Afro 63 për qind e bizneseve të tekstileve dhe këpucëve në vendin tonë, hasin vështirësi në kryerjen e pagesave mujore, siç janë taksat, pagat apo furnitorët.......

Humbi rreth 11 miliardë dollarë pasi hulumtimi u bë publik - Njeriu më i pasur i Azisë i kundërpërgjigjet pretendimeve 'mashtrues'
Kompania në pronësi të njeriut më të pasur të Azisë ka reaguar ndaj një raporti që akuzonte firmën për ‘manipulim të aksioneve dhe mashtrim kontabël’. Grupi......

Inflacioni në Evropë po bie, por çmimet e ushqimeve po rriten – Kush shtet paguan më shumë dhe për çfarë?
Çmimet e ushqimeve kanë vazhduar të rriten në të gjithë Evropën, pavarësisht se inflacioni ra për të dytin muaj radhazi në dhjetor, sipas të dhënave të ndara......

Pse veza është kthyer në “simbolin” e inflacionit në SHBA - Çmimi absurd, një pako me 10 copë kushton 18 dollarë!
Vezët janë kthyer në një simbol të inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fund të vitit 2022, cmimi i tyre është rritur me 60% në bazë vjetore duke......

“Fluturon” tregu sekondar i titujve të Qeverisë, rritje 147% - Normat e reja të interesit japin efektin edhe te shitjet me pakicë, 40 milionë dollarë plus
Efekti i rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë është reflektuar edhe në tregun sekondar të titujve të Qeverisë.......

Si skema e energjisë krijoi pabarazi mes bizneseve shqiptare - Ankesa e dy kompanive të bulmetit sjell rishikimin e ligjit
Skema e qeverisë për të nxjerrë në treg të lirë të furnizimit të energjisë bizneset, po krijon pabarazi në konkurrencën mes tyre. Problematika është konstatuar......