Desktop - General - 1
Desktop - General - 44
Bota Postuar më 27 Janar 2023, 10:10

Nafta, në rritje për të dytën ditë me radhë - Mbështetet nga rritja e ekonomisë amerikane dhe asaj kineze

Nga SCAN TV
Nafta, në rritje për të dytën ditë me radhë -

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë dhe po mbështetet nga rritja ekonomike në SHBA, që rezultoi më lart se parashikimet për tremujorin e tretë të vitit 2022, dhe nga shpresat për rimëkëmbjen e ekonomisë kineze. Prodhimi i Brendshëm Bruto në SHBA u rrit me 2.9%, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022, kundrejt parashikimeve për një rritje me 2.8%.

Nafta Brent e Londrës i është afruar sërish nivelit të 88 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët u rritën me rreth 1% në sesionin e kaluar. Investitorët po presin edhe takimin virtual të OPEC+, ku do të përcaktohen kuotat e prodhimin në të ardhmen. Tregu i naftës është mbështetur edhe nga rihapja e bursave në Kinë për herë të parë për këtë javë, pas pushimeve të Vitit të Ri Hënor.

Edhe rënia e infektimeve me Covid-19, përkthehet në një kërkesë më të lartë për karburante. Referuaar të dhënave zyrtare, rastet e reja me Covid-19 në Kinë kanë rëne me 72%, krahasuar me rekordin e regjistruar më herët gjatë këtij muaji, ndërsa numri i vdekjeve ka rënë me 79%. Këto të dhëna sugjerojnë një normalizim të ekonomisë kineze dhe një kërkesë për të lartë për naftë. Në tregun e metaleve të çmuara, ari po tregtohet në rreth 1920 dollarë, ndërsa argjendi po tregtohet në rreth 23.7 dollarë për onz.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat