Bletët në “aksion”, sa është rritur prodhimi i mjaltit? - Shkodra “mban kampion”, Durrësi qarku me prodhimin më të ulët

Pavarësisht se deri më tani ka qenë një sektor tërësisht i pa rregulluar, prodhimi i mjaltit në vendin tonë ka ardhur duke u rritur. Referuar Vjetarit Statistikor Rajonal të INSTAT 2022, për vitin 2021 është prodhuar 5.1 për qind mjaltë krahasuar me vitin paraardhës. Qarqet ku është regjistruar prodhimi më i lartë, janë Shkodra me 18.9 për qind dhe Vlora me 15.3 për qind të prodhimit të përgjithshëm. Qarku me prodhimin më të ulët është Durrësi, me 2.9 për qind.
Ndërsa referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, edhe për vitin 2022, prodhimi i mjaltit ka ardhur në rritje me rreth 6 për qind, duke e çuar prodhimin total në afro 5 mijë ton mjaltë. Përgjatë vitit që lamë pas, nga fondi total prej 5.1 miliardë lekësh i vënë në dispozicion të mbështetjes së fermerëve përmes skemave kombëtare, bletaria përfitoi 7 për qind të tyre dhe u mbështetën në total 2889 bletarë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, aktualisht janë rreth 12 000 bletërritës në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë mbi 50 koshere. Numri i zgjojeve (koshereve) është rritur në 402 mijë koshere, nga 239 mijë koshere që ishin në 2012 dhe po ashtu prodhimi i mjaltit “Made in Albania” ka ardhur në rritje me rreth 2200 ton në një dekadë. Vlera e kapitalit të këtij sektori është afro 72 milionë euro, ndërsa ka njohur një rritje të lartë në dekadat e fundit.
Aktualisht Ministria e Bujqësisë po punon në nivel rajonal me vendet e CEFTA për të bërë të mundur hapjen e eksporteve me procedurë të thjeshtuar dhe një dokumentacion të unifikuar mes vendeve të rajoni. Së shpejti hyn në fuqi edhe ligji i dedikuar për bletarinë, i cili synon të rregullojë këtë sektor, duke detyruar bletarët që të regjistrohen dhe të përditësojnë të dhënat mbi numrin e zgjojeve, vendqëndrimet e parqeve dhe lëvizjen e tyre. Vëmendje e veçantë i kushtohet regjistrit të mbretëreshave.
Ecuria e prodhimit të mjaltit
Viti 2021 +5.1 %
Viti 2022 + 6 %
Qarku me prodhimin më të lartë Shkodra 18.9 %
Qarku me prodhimin më të ulët Durrësi 2.9 %
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Sa e mbështet shteti diasporën? - Diskutimi në “Studio Intel”, nga strategjitë e biznesit deri te pjesëmarrja në votime
Florian Haçkaj, Drejtues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, i ftuar në emisionin “Studio Intel” u shpreh se shteti Shqiptar nuk i ka vendosur në......

BE synon tavanin prej 100 dollarësh/fuçi për produktet premium ruse të naftës
Komisioni Evropian po propozon që BE-ja të vendosë një kufi çmimi prej 100 dollarë për fuçi për produktet premium të naftës ruse thanë zyrtarët e Bashkimit......

Shitjet e gjigantit luksoz sjellin fitime rekord - LVMH fitoi 25 miliard dollarë në tre muajt e fundit
Grupi më i madh i luksit në botë ka raportuar shitje të forta të nxitura nga sezoni i blerjeve të festave. LVMH tha se ata përjetuan një vit të dytë rekord......

Rikthehet Donald Trump – Meta do të lejoj aksesin në Facebook dhe Instagram pas 2 vitesh ndalim
Meta, tha të mërkurën se do të rivendosë llogarinë personale të ish-presidentit Donald Trump në javët e ardhshme, duke i dhënë fund një pezullimi dy-vjeçar që......

Plani i Gjermanisë për të legalizuar kanabisin në vitin 2024 ende i pamundur -Vendi nuk ka paraqitur propozimet e saj në Komisionin Evropian
Planet e Gjermanisë për të legalizuar konsumin e kanabisit në vitin 2024 duken gjithnjë e më të pamundura pasi ajo ende nuk ka paraqitur propozimet e saj në......

Rishikimi i buxhetit 2022 - Ibrahimaj: Ndihmuam 1 milionë shqiptarë me paketën prej rreth 8 miliardë lekësh
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë plenare Aktin Normativ të rishikimit të fundit të buxhetit të vitit 2022. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina......

4.2 miliard njerëz të prekur nga censura në internet – Shqipëria rezulton e pastër
Mbi 4 miliardë njerëz në mbarë botën me gati një të tretën e një miliardi në Afrikë janë prekur nga mbylljet e internetit që ndodhën në vitin 2022, thuhet në......

Nafta, në rritje për të dytën ditë me radhë - Mbështetet nga rritja e ekonomisë amerikane dhe asaj kineze
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë dhe po mbështetet nga rritja ekonomike në SHBA, që rezultoi më......