Shpresë për ringritjen e ekonomisë Britanike - Ministri i financave, Hunt kritikohet për planin e ri të rritjes

Ministri i financave, Jeremy Hunt, prezantoi planin e tij për të nxitur rritjen ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, në një kohë që kritikat në vend sa vijnë e shtohen për sa i përket strategjive të ndjekura nga qeveria në këtë sektor.
Hunt përshkroi mundësitë në atë që ai i quan sektorët e rritjes që do të përcaktojnë këtë shekull, duke premtuar se do të ndërtojë liritë që ofron Brexit. Ky prezantim ndodh gjatë javës që qeveria britanike po përballet me akuzën se nuk ka asnjë plan afatgjatë për rritjen ekonomike të vendit. Në fillim të javës grupi i biznesit CBI paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar po mbetet pas rivalëve në për sa i përket rritjes së gjelbër. Në një kohë që u konfirmua dhe se numri i firmave në prag të falimentimit u rrit me më shumë se një të tretën në fund të vitit të kaluar. Por ministri Hunt u përqendrua në sektorë kyç si teknologjia dixhitale, industritë e gjelbra, shkencat e jetës, prodhimi i avancuar dhe industritë krijuese. Ai gjithashtu përcaktoi një plan afatgjatë për të trajtuar produktivitetin e dobët.
Hunt tha se disa parashikime negative nuk pasqyrojnë të gjithë pamjen. Ai vlerësoi atë që ai e quan gjenialiteti britanik dhe puna e palodhur britanike duke premtuar se do ta kthejë atë në prosperitet në planin afatgjatë. Ky ishte fjalimi i parë i rëndësishëm ekonomik i ministrit që kur mori detyrën në tetor, për të ndryshuar pjesën më të madhe të mini-buxhetit të Liz Truss.
Në deklaratën e tij nëntorin e kaluar, Hunt konfirmoi rritje të taksave dhe shkurtime të shpenzimeve me vlerë miliarda paund, që synonin përmirësimin e financave të vendit.
Rritja e çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar u ngadalësua për të dytin muaj radhazi në dhjetor, por kostoja e ushqimit, duke përfshirë qumështin, djathin dhe vezët e mbajti inflacionin në nivelin më të lartë të 40 viteve.
Ndërkohë, pagat janë rritur me ritmin më të shpejtë në më shumë se 20 vjet, por ende nuk po arrijnë të njehsohen me rritjen e çmimeve.
Shifrat të martën treguan se huamarrja e qeverisë arriti një nivel të ri në dhjetor, e nxitur nga kostoja e mbështetjes së familjeve me faturat e tyre të energjisë dhe rritja e kostove të interesit të borxhit. Zyra e pavarur për Përgjegjësinë e Buxhetit i tha qeverisë se kishte mbivlerësuar perspektivat për rritjen afatmesme dhe se planifikonte të ulë perspektivën e saj, sipas raportimeve të The Times. Ulja do t'i linte zotit Hunt më pak hapësirë për të manovruar përpara miratimit të buxhetit të propozuar prej tij në muajin mars.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Danezët, të zemëruar pas shfuqizimit të festave publike - Qeveria daneze synon financimin e buxhetit të mbrojtjes
Plani i qeverisë daneze për të shfuqizuar një festë publike për të ndihmuar në financimin e buxhetit të mbrojtjes, nxitur dhe nga lufta aktuale në Ukrainë, po......

Industritë europiane të erës dhe çelikut, në revoltë - Sipas tyre, BE duhet të ndryshojë listën e mineraleve kritike
Industritë europiane të çelikut dhe të erës i kërkuan Bashkimit Europian të përdorë legjislacionin e ardhshëm për të siguruar që të ketë akses të mjaftueshëm......

Nafta mbyll javën me çmime të larta - Optimizëm për hapjen e Kinës dhe rritjen ekonomike të SHBA
Çmimet e naftës u tregtuan më të larta të premten dhe ishin në rrugën e duhur për ta mbyllur javën me një rritje të lehtë mes shpresave për një rikuperim të......

QKB, procedura të reja për ndryshimin e të dhënave të bizneseve - Aplikimi në e-albania, njoftimi për vendimmarrjen me vulë elektronike nga Qendra
Përmes një njoftimi zyrtar, Qendra Kombëtare e Binzesit u ka bërë me dije subjekteve se ka ndërmarrë ndryshime në shërbimin e rifreskimit të të dhënave të......

Sa do të gjobiten individët që nuk deklarojnë vlerat monetare? - Forcohet kontrolli i kalimit të parave CASH në pikat kufitare
Qeveria shqiptare do të forcojë kontrollet sa i takon kalimit të parave CASH në pikat kufitare, metaleve apo gurëve të çmuar. Në projektaktet e qeverisë......

Bletët në “aksion”, sa është rritur prodhimi i mjaltit? - Shkodra “mban kampion”, Durrësi qarku me prodhimin më të ulët
Pavarësisht se deri më tani ka qenë një sektor tërësisht i pa rregulluar, prodhimi i mjaltit në vendin tonë ka ardhur duke u rritur. Referuar Vjetarit......

Sa e mbështet shteti diasporën? - Diskutimi në “Studio Intel”, nga strategjitë e biznesit deri te pjesëmarrja në votime
Florian Haçkaj, Drejtues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, i ftuar në emisionin “Studio Intel” u shpreh se shteti Shqiptar nuk i ka vendosur në......

BE synon tavanin prej 100 dollarësh/fuçi për produktet premium ruse të naftës
Komisioni Evropian po propozon që BE-ja të vendosë një kufi çmimi prej 100 dollarë për fuçi për produktet premium të naftës ruse thanë zyrtarët e Bashkimit......