Bota Postuar më 27 Janar 2023, 12:55

Industritë europiane të erës dhe çelikut, në revoltë - Sipas tyre, BE duhet të ndryshojë listën e mineraleve kritike

Nga SCAN TV
Industritë europiane të erës dhe çelikut, në

Industritë europiane të çelikut dhe të erës i kërkuan Bashkimit Europian të përdorë legjislacionin e ardhshëm për të siguruar që të ketë akses të mjaftueshëm në materialet kritike për energjinë e gjelbër, duke përfshirë ato që nuk janë aktualisht në listë si për shembull fibrat e qelqit.

BE-ja do të prezantojë Aktin e saj për lëndët e para kritike – CRMA - më 8 mars, për të siguruar furnizimin e bllokut me lëndë të para kritike, duke përfshirë litiumin, kobaltin, manganin dhe mineralet e rralla të nevojshme për automjetet elektrike.

Europa aktualisht është e varur nga Kina për mineralet e rralla dhe materialet bazë për prodhimin e fibrave të qelqit, të cilat së bashku me hekurishtet, të dy grupet thonë se duhet të përfshihen në kategorinë e mineraleve kritike të materialeve të nevojshme për tranzicionin e gjelbër.

Mineralet e rralla përdoren për magnet të përhershëm në automjetet elektrike dhe turbinat me erë ndërsa fibrat e qelqit përdoret për tehet e turbinave me erë.

Sipas industrive Akti duhet të mbulojë të gjitha materialet kryesore të nevojshme që ofrojnë tranzicionin e gjelbër. Të dy sektorët janë të ndërvarur - çeliku përdoret për ndërtimin e kullave të turbinave me erë ndërsa energjia e erës do të jetë një shtytës kryesor për të ndihmuar sektorin e çelikut të shkurtojë emetimet e tij të karbonit.

Skrapi i çelikut është anashkaluar si një material i rëndësishëm për Europën, sipas industrive. Kjo pavarësisht rëndësisë së tij të madhe për një dekarbonizim të suksesshëm të sektorit të çelikut dhe zinxhirit të tij të vlerës, skrapi është lloji më i eksportuar i mbetjeve nga BE në vendet e treta.

Komisioneri europian Thierry Breton u kërkoi këtë javë financuesve europianë që të ofrojnë më shumë fonde për furnizuesit e mineraleve.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat