Shqipëria Postuar më 27 Janar 2023, 16:23

Ekspertët: Bordet kufizojnë tregun - Biba: Janë një praktikë ndërkombëtare, pasojat e tyre pritet të ndihen në vijim

Nga SCAN TV
Ekspertët: Bordet kufizojnë tregun - Biba: Janë një

Presioni brenda vendit për të kontrolluar çmimet është shumë i lartë.  Ekspertët  i cilësojnë bordet si mekanizma antikushtetuese.

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, në daljen e parë televizive, pas hetimit per tregun e Karburanteve, ne emisionin Scan Update, u shpreh se bordet sjellin një situatë shtrënguese të tregut.

Por bordet sipas Bibës jane edhe një praktikë e njohur ndërkombetare, ngjashëm me Italinë dhe Hungarinë.

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës jep edhe vlerësimin e tij për çmimet e larta të karburanteve  në tregun shqiptar

Pas presionit të shtuar pak ditë më parë Ministrja e Financave dhe Ekonomise  Delina Ibrahimaj ka  paralajmeruar pezullimin e bordeve, të cilët u ngritën pas rritjes se cmimeve , si pasojë e luftës në ukrainë.

Blerta Lata/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat