Për Ministrinë e Arsimit, nafta ende nuk është shtrenjtuar! - KLSH: VKM për transportin e mësuesve nuk ka reflektuar çmimet e reja

Rritja e çmimit të karburanteve dhe mosreflektimi i çmimeve të reja në vendimet e qeverisë, po krijon problematika me transportin e mësuesve në rrethe.
Për shkak të kësaj situate mësuesit janë detyruar të paguajnë një çmim më të lartë sesa parashikohet në VKM e cila përcakton dhe fondet që duhet u jepen kësaj kategorie.
Kjo evidentohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që merr si shembull qytetin e Librazhdit. Praktika është që mësuesve që banojnë larg shkollave, t’u jepet një sasi parash si rimbursim për transportin. Por edhe pse çmimet e karburanteve dhe si rrjedhojë të biletave janë shtrenjtuar prej thuajse 1 viti, sërish atyre u jepet e njëjta kuotë parash.
Mësuesit e Librazhdit i janë drejtuar më një ankesë KLSH, me argumentin se bileta ishte dyfishuar me rritjen e çmimit të naftës dhe ndërkohë, institucionet përkatëse nuk e kanë reflektuar situatën e re të çmimeve të karburanteve.
Pas kësaj ankese, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një proces auditues, në fund të të cilit ka rezultuar se ankesa e mësuesve ishte e drejtë. Në këtë kontekst, KLSH ka kërkuar nga ministria e Arsimit, që në VKM-në për rimbursimin e transportit të mësuesve, të reflektohet situata e re me çmimet e karburanteve..
Mesatarisht gjatë një viti shkollor transportohen 35 mijë -38 mijë nxënës si dhe 11 mijë e 800 -12 mijë e 500 mësues. Numri i nxënësve dhe mësuesve ndryshon në bazë të numrit të shkollave që rikostruktohen apo rindërtohen.
Fondi i dedikuar për mbulimin e shpenzimeve të transportit ndër vite ka ndryshuar. Në vitin 2021, fondi për transportin në shkolla ishte rreth 800 milionë lekë. Ndërkohë, në vitin 2022, kjo shifër u rrit në 1.2 miliardë lekë. Por ajo që ka ndodhur këtë vit, është një ulje e e buxhetit, në 1 miliardë e 55 milionë lekë. Këtë vit, për këtë qëllim janë caktuar 145 milionë lekë më pak se vitin e kaluar, edhe pse çmimet e karburanteve vijojnë të mbeten të larta.
Të interesuar pranë Ministrisë së Arsimit nëse transporti është realizuar sipas kushteve të duhura, në përgjigjen e marrë në lidhje me këtë çështje thuhet se transportimi i mësuesve është realizuar plotësisht për vitin 2022, konform akteve ligjore dhe nënligjoreve që rregullojnë shërbimin e transportit ndërqytetar apo rrethqytetas.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

A do të mbështetet një sipërmarrës i ri në 2023? - Ankesat e bizneseve, nga 887 marrin zgjidhje vetëm 40 raste
Vitet që lamë pas kanë shkaktuar gotitje për bizneset, e të shumta kanë qenë rastet kur janë gjendur përballë situatave që nuk i japin dot zgjidhje. Por si......

Dëshironi një rritje page? - Studimi britanik, ejani pesë ditë në zyrë
Paga më të larta ofrohen për ata punonjës që duhet të kenë një prani pesëditore në vendin e punës në Britani për shkak të mungesës së madhe të burimeve......

Pse Elon Musk i ka borxh mbretit Charles? - Londra hedh në gjyq platformën Twitter
Elon Musk mund të jetë njeriu i dytë më i pasur në botë, por edhe ai duket se është në borxhe kryesisht lidhur me platformën e rrjeteve sociale Twitter, e cila......

Kinezët e pasur braktisin vendin - 32 mijë shtetas kanë pasuri prej më shumë se 50 milionë dollarë
Vendimi i presidentit kinez Xi Jinping për të hequr kufizimet e udhëtimit në lidhje me koronavirusin i ka dhënë dritën e gjelbër qytetarëve të pasur të vendit......

Ulen kostot e tregtisë për bizneset? - CEFTA nuk pranon kërkesën për reduktim të kohës së pritjes në kufi
Së shpejti bizneset e import-eksport do të përfitojnë ulje të kostove tregtare me vendet e rajonit. Në programin e reformave ekonomike 2023-2025, nënvizohet se......

Dializa, hapet tenderi 1.92 milion euro - Kostot shtesë mbi koncesionin/ Seti i QSUNT, 45% më lirë se kontrata e PPP!
Teksa koncesioni i dializës merr çdo vit miliona euro nga buxheti i shtetit, shpenzimet për këtë shërbim janë shumë herë më të larta. Qendra Spitalore......

Rritet me 30% çmimi i picave në Itali - Inflacioni në vend arrin në nivelin 12.3%
Pica e njohur italiane është bërë më e shtrenjtë, me koston mesatare të një 'Margherita' të thjeshtë që u rrit me gati 30% në dhjetor krahasuar me një vit më......

20 bankat më të mëdha në botë – Ja historitë e themelimit dhe skandalet e përfshira
Qofshin komerciale apo institucionale, bankat përpiqen të rrisin fitimet e tyre çdo vit. Këtu janë 20 bankat më të mëdha në botë, të renditura sipas vlerës së......