Dializa, hapet tenderi 1.92 milion euro - Kostot shtesë mbi koncesionin/ Seti i QSUNT, 45% më lirë se kontrata e PPP!

Teksa koncesioni i dializës merr çdo vit miliona euro nga buxheti i shtetit, shpenzimet për këtë shërbim janë shumë herë më të larta. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka hapur tenderin mbi kufirin e lartë monetar për blerjen e materialeve mjekësore për seancat e trajtimit për 36 muaj, ndërkohë që fondi limit është rreth 224 mln lekë lekë, pa TVSH apo 1.92 mln euro. Por, ajo që bie në sy është diferenca në çmimin e setit të shërbimit midis tenderit të QSUNT dhe koncesionarit.
Në dokumentet e tenderit të sapohapur vlerësohet se një set trajtimi është në vlerën prej 6.110,67 lekë pa TVSH, ndërkohë që në kontratën 10-vjeçare të lidhur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë DiaVita ky çmimi është 11,203 lekë, pa TVSH apo 45% më shtrenjtë. Shërbimi i hemodializës në QSUNT ofrohet, për shkak se kontrata e partneritetit publik privat mbulon vetëm spitalet rajonale të Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Vlorës dhe Korçës, ndërsa pjesa tjetër ofrohet nëprmjet paketave shëndetësore dhe shërbimit publik spitalor.
Për kontratën PPP për periudhën 2016 - 2021 janë likuiduar nga buxheti i shtetit rreth 3.97 miliardë lekë, ndërsa mbeten për t’u likuiduar për vitet e mbetura rreth 3.24 miliardë lekë, duke qenë se vlera totale e saj është 7.21 mld lekë apo 60 mln euro. Ndërkohë që, një raport i organizatës “Together for Life” vlerësoi se ky koncesion ka përfituar rreth 412 milionë lekë apo rreth 3.5 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit për seanca që nuk janë kryer.
Ola Mitre / SCAN

Rritet me 30% çmimi i picave në Itali - Inflacioni në vend arrin në nivelin 12.3%
Pica e njohur italiane është bërë më e shtrenjtë, me koston mesatare të një 'Margherita' të thjeshtë që u rrit me gati 30% në dhjetor krahasuar me një vit më......

20 bankat më të mëdha në botë – Ja historitë e themelimit dhe skandalet e përfshira
Qofshin komerciale apo institucionale, bankat përpiqen të rrisin fitimet e tyre çdo vit. Këtu janë 20 bankat më të mëdha në botë, të renditura sipas vlerës së......

Ekspertët: Bordet kufizojnë tregun - Biba: Janë një praktikë ndërkombëtare, pasojat e tyre pritet të ndihen në vijim
Presioni brenda vendit për të kontrolluar çmimet është shumë i lartë. Ekspertët i cilësojnë bordet si mekanizma antikushtetuese. Kreu i Autoritetit të......

Forcim i kufijve të jashtëm, rritja e kthimeve dhe parandalimi i migrimin e parregullt - Ministrat e BE diskutojnë sfidat e lëvizjeve nga vendet e treta
"Situata e migracionit në Bashkimin Evropian (BE) është e tensionuar," kështu ranë dakord ministrat e drejtësisë dhe punëve të brendshme të vendeve anëtare në......

Martin Shkreli i kthehet biznesit – ‘Shqiptari më i urryer në SHBA’ nis firmë softuerësh dhe FTC ka pyetje
Më pak se një vit pasi u lirua nga burgu, Martin Shkreli është kthyer në librat e këqij të rregullatorëve. Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) i ka kërkuar......

JP Morgan inkurajon bankat greke - Perspektiva pozitive për vitin 2023
Me një këndvështrim pozitiv për perspektivat e bankave greke, analistët e JP Morgan u rikthyen në “bazën” e tyre, pas udhëtimit të shkurtër në Athinë ku patën......

Ujësjellësit, krijohen 12 shoqëri të bashkuara - Në proces 3 të fundit, AKUK: Pritet finalizimi për Tiranën, Shkodrën dhe Vlorën
Thuajse një vit nga miratimi i vendimit të qeverisë, që i hapi rrugë bashkimit të kompanive të ujësjellës kanalizimeve, janë krijuar 12 Subjekte me Kompetenca......

7 vende anëtare të BE kundër financimeve të reja - Brukseli kërkon reagim ndaj subvencioneve të SHBA
Planet e Komisionit Europian për të krijuar fonde të reja për industrinë e gjelbër po përballen me kundërshtime në rritje në bllokun prej 27 vendesh anëtare,......