Pse Elon Musk i ka borxh mbretit Charles? - Londra hedh në gjyq platformën Twitter

Elon Musk mund të jetë njeriu i dytë më i pasur në botë, por edhe ai duket se është në borxhe kryesisht lidhur me platformën e rrjeteve sociale Twitter, e cila së fundmi kaloi në pronësi të tij. Madje, Musk i detyrohet para mbretit Charles të Britanisë së Madhe.
Kohët e fundit kompania e Musk ka qenë objekt i padive nga pronarët e ndërtesave në San Francisko dhe Londër, pasi nuk paguan qera. Mospagesa e qerave është pjesë e strategjisë ekstreme të kompanisë për uljen e kostove që pronari i saj duket se po zbaton.
Si raporton British Guardian në edicionin e saj online, “Crown Estate”, kompania tregtare e drejtuar në mënyrë të pavarur që menaxhon pronat që i përkasin Charles III, ka paditur llogarinë në Twitter të Elon Musk për mospagimin e qerasë për një pronë.
Siç raportohet nga BBC, mospagesa e pretenduar e qerasë nga kompania e Musk ka të bëjë me një ndërtesë për zyra pranë Piccadilly Circus në qendër të Londrës. Crown Estate ka konfirmuar se veprimi ligjor ka të bëjë me borxhet e qerasë në zyrat e Twitter-it në Londër.
Burime të tjera, duke përfshirë The New York Times, kanë raportuar se Twitter nuk ka paguar qeranë në selinë në San Francisko për disa javë në një përpjekje për të ulur kostot. Qeramarrësi i zyrave të Twitter në San Francisko ka ndërmarrë gjithashtu veprime ligjore. Për më tepër, punonjësit e Twitter në Singapor u dëbuan përkohësisht nga zyrat e kompanisë për të njëjtën arsye, derisa Musk më në fund pagoi atë që detyrohej. Nga ana tjetër, familja mbretërore britanike është një nga pronarët më të mëdhenj të tokave në Mbretërinë e Bashkuar. Portofoli i menaxhuar nga Crown Estate përfshin prona me vlerë më shumë se 19 miliardë dollarë. Të gjitha fitimet neto të Crown Estate - 361 milionë dollarë për vitin financiar 2021 - shkojnë në Thesarin Britanik. Megjithatë, një pjesë e merr edhe familja mbretërore.
Konkretisht, monarku merr 15% të fitimeve nga zhvillimi i pronës mbretërore, një kompensim i njohur si Granti Sovran i dhënë për detyrat e tij mbretërore. Në vitin 2022, Granti Sovran arriti në 99.6 milionë dollarë bazuar në fitimet neto të Crown Estate në vitin financiar 2019 - 2020.
Kohët e fundit Charles udhëzoi Crown Estate që fitimet nga marrëveshjet e qerasë për gjashtë ferma me erë në det të hapur, me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë në vit, të përdoren për "të mirën publike" dhe të mos shtohen në Grantin Sovran.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kinezët e pasur braktisin vendin - 32 mijë shtetas kanë pasuri prej më shumë se 50 milionë dollarë
Vendimi i presidentit kinez Xi Jinping për të hequr kufizimet e udhëtimit në lidhje me koronavirusin i ka dhënë dritën e gjelbër qytetarëve të pasur të vendit......

Ulen kostot e tregtisë për bizneset? - CEFTA nuk pranon kërkesën për reduktim të kohës së pritjes në kufi
Së shpejti bizneset e import-eksport do të përfitojnë ulje të kostove tregtare me vendet e rajonit. Në programin e reformave ekonomike 2023-2025, nënvizohet se......

Dializa, hapet tenderi 1.92 milion euro - Kostot shtesë mbi koncesionin/ Seti i QSUNT, 45% më lirë se kontrata e PPP!
Teksa koncesioni i dializës merr çdo vit miliona euro nga buxheti i shtetit, shpenzimet për këtë shërbim janë shumë herë më të larta. Qendra Spitalore......

Rritet me 30% çmimi i picave në Itali - Inflacioni në vend arrin në nivelin 12.3%
Pica e njohur italiane është bërë më e shtrenjtë, me koston mesatare të një 'Margherita' të thjeshtë që u rrit me gati 30% në dhjetor krahasuar me një vit më......

20 bankat më të mëdha në botë – Ja historitë e themelimit dhe skandalet e përfshira
Qofshin komerciale apo institucionale, bankat përpiqen të rrisin fitimet e tyre çdo vit. Këtu janë 20 bankat më të mëdha në botë, të renditura sipas vlerës së......

Ekspertët: Bordet kufizojnë tregun - Biba: Janë një praktikë ndërkombëtare, pasojat e tyre pritet të ndihen në vijim
Presioni brenda vendit për të kontrolluar çmimet është shumë i lartë. Ekspertët i cilësojnë bordet si mekanizma antikushtetuese. Kreu i Autoritetit të......

Forcim i kufijve të jashtëm, rritja e kthimeve dhe parandalimi i migrimin e parregullt - Ministrat e BE diskutojnë sfidat e lëvizjeve nga vendet e treta
"Situata e migracionit në Bashkimin Evropian (BE) është e tensionuar," kështu ranë dakord ministrat e drejtësisë dhe punëve të brendshme të vendeve anëtare në......

Martin Shkreli i kthehet biznesit – ‘Shqiptari më i urryer në SHBA’ nis firmë softuerësh dhe FTC ka pyetje
Më pak se një vit pasi u lirua nga burgu, Martin Shkreli është kthyer në librat e këqij të rregullatorëve. Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) i ka kërkuar......