Bie ndjeshëm shitja e telefonave celularë në Kinë - Viti 2022 regjistroi nivelin më të ulët të blerjeve në një dekadë

Shitjet e smartfonëve në Kinë, pësuan një rënie rekord në vitin 2022, duke rënë me 13% duke shënuar nivelin më të ulët në një dekadë, pasi kontrollet e COVID dhe një ekonomi e ngadalësuar ulën kërkesën e konsumatorit.
Numri i përgjithshëm i pajisjeve të dërguara ishte 286 milionë, nga 329 milionë në vitin 2021. Ky është vëllimi më i ulët i shitjeve që nga viti 2013 dhe hera e parë që atëherë, që shitjet vjetore kanë rënë nën 300 milionë. Kontrollet e rrepta kundër COVID-19 rënduan shumë mbi ekonominë kineze vitin e kaluar, por Pekini filloi të lehtësojë kufizimet në dhjetor, duke rritur konsumin.
Ekspertët komëbngulin se politika e rreptë e kontrollit të pandemisë ka rezultuar në kursime historikisht të larta familjare pasi shpenzimet e konsumatorit u bënë konservatore.
Prodhuesi i celularëve Android Vivo ishte marka më e shitur në vitin 2022, me një pjesë tregu prej 18.6%. Dërgesat e saj totale ranë 25.1% nga viti në vit.
“Huawei Technologies” u rendit si marka e dytë më e shitur, me dërgesat që u rritën më shumë se 34%, megjithëse nga një bazë e ulët. Apple Inc ishte marka e tretë më e shitur e telefonave në vitin 2022, e lidhur me Oppo, duke u ngjitur nga vendi i katërt në vitin e kaluar. Shitjet e përgjithshme të Apple ranë me 4.4% në bazë vjetore, ndërsa të gjithë rivalët e tjerë, me përjashtim të Huawei, regjistruan shitje me dy shifra.
Në përgjithësi, rënia e shitjeve të telefonave celularë në Kinë reflektoi performancën e sektorit në nivel global. Në vitin 2022, dërgesat globale të smartfonëve arritën në 1.2 miliardë, niveli më i ulët që nga viti 2013 dhe një rënie nga viti në vit prej më shumë se 11%.
Një raport i veçantë tregon se në tremujorin e katërt të 2022, Apple shiti 16.4 milionë pajisje, 24% më pak nga një viti më parë. Kjo krahasuar me një rënie prej 37.3% të dërgesave nga Xiaomi dhe rënie prej 14.1% e Huawei gjatë të njëjtit tremujor.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Bie çmimi i naftës, në pritje të OPEC+ dhe FED - Ekspertët presin që çmimet të ndryshojnë kah, pas rritjes së normave të interesit
Çmimet e naftës shënuan rënie, pasi prodhuesit globalë ka të ngjarë të mbajnë të pandryshuar nivelin e prodhimit në pritje të takimeve gjatë javës të OPEC+ dhe......

Raporti i Tranzicionit të BERZH – Sejko: Stabiliteti i çmimeve, objektiv prioritar i punës së Bankës së Shqipërisë
Në prezantimin e raportit të tranzicionit të BERZH-it, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se kryefjala e Raportit të këtij viti janë pasojat......

Akuza për mashtrim i shkakton dëm monetar Adnanit - Njeriu më i pasur i Azisë humbet 28 miliardë dollarë në një muaj
Aksionet e shumicës së kompanive të Grupit Adani vazhduan të shihnin humbje të mprehta për të tretën sesion tregtar radhazi, ndërsa kompania u përpoq të......

Toyota kurorëzohet si prodhuesi me më shumë shitje automjetesh – 2022 i siguroi 10.5 milion klientë makinash
Pavarësisht pengesave të furnizimit që penguan prodhimin dhe rrjedhimisht ndikuan në shitje, Toyota arriti të mbrojë titullin e saj si prodhuesi më i shitur i......

Tregu i naftës i paqëndrueshëm - Irani akuzon Izraelin për sulme me dron në një fabrikë
Nafta është kthyer në rënie të lehtë, gjatë tregtisë europiane, pas fitimeve të realizuara në sesionin aziatik. Çmimet u mbështetën nga tensionet në Lindjen e......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin takimet e bankave qëndrore, gjatë javës
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 8 muajt e fundit, ndërsa investitorët po presin takimin e bankave......

Anëtarja e Parlamentit Evropian viziton shkollën në Bërxullë – Ndërtesa e rindërtuar falë programit #EU4Schools
Anëtarja e Parlamentit Evropian, Isabel Santos dhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka vizituar shkollën e rindërtuar 9-vjeçare......

Ka vetëm dy muaj që ekziston – Pse ChatGPT po shkakton kaos të patreguar?
Është e sigurt të thuhet se ChatGPT po shkakton kaos. Chatbot i AI nga OpenAI ka vetëm dy muaj që ekziston dhe tashmë ka grumbulluar më shumë se një milion......