Inteligjencë artificiale për Kaskadën e Drinit - KESH hap supertenderin, 250 milion lekë. Platfromë online për menaxhimin e digave

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon të menaxhojë Kaskadën e Drinit përmes inteligjencës artificiale. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 250 mln lekë për ngritjen e një sistemi online që mundëson parashikimin e flukseve hyrëse, parashikimin e konsumit të energjisë, planifikimin e prodhimit, tregtimin e energjisë dhe modelimin e tregut. Sipas dokumenteve të tenderit, platforma do të përdorë të dhëna meteorologjike dhe prodhimin e energjisë nga sistemet ekzistuese të instaluara në KESH.
Po ashtu duhet të përdorë të dhëna për çmimet e energjisë të tregut, që duhet të ndërlidhen me sisteme të tjerë të cilët afishojnë çmimet e energjisë në kohë reale, si dhe nga platforma e menaxhimit të aktivitetit të operimeve tregtare të implementuar në KESH. Gjithashtu, platforma duhet të mundësojë shfaqjen e këtyre të dhënave në një ndërfaqe ëeb, ku do të reflektohen çmimet e energjisë në kohë reale sipas një harte.
Më konkretisht ky sistem do të duhet të planifikojë prodhimin për njësi dhe operimin e liqeneve, llogaritjen e çmimit minimal të prodhimit për çdo periudhë, të planifikojë kërkesën e konsumatorëv që do të kenë kontratë furnizimi me KESH, të planifikojë tepricat e HEC-eve të vegjël e me përparësi përtej mbulimit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, të ndjekë çmimet e bursave të energjisë elektrike në Evropë, si dhe të analizojë situatën gjeopolitike në Evropë.
Sipas dokumenteve të tenderit kjo do të ndihmojë KESH-in të optimizojë menaxhimin e burimeve dhe të rrisë konkurrencën. Ndërkohë që, hapja e kësaj procedure prokurimi vjen në një kohë kur Korporata është kritikuar nga ekspertët për çmimet me të cilët kryen transaksionet e shit-blerjeve të energjisë dhe menaxhimin e Kaskadës.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bie ndjeshëm shitja e telefonave celularë në Kinë - Viti 2022 regjistroi nivelin më të ulët të blerjeve në një dekadë
Shitjet e smartfonëve në Kinë, pësuan një rënie rekord në vitin 2022, duke rënë me 13% duke shënuar nivelin më të ulët në një dekadë, pasi kontrollet e COVID......

Bie çmimi i naftës, në pritje të OPEC+ dhe FED - Ekspertët presin që çmimet të ndryshojnë kah, pas rritjes së normave të interesit
Çmimet e naftës shënuan rënie, pasi prodhuesit globalë ka të ngjarë të mbajnë të pandryshuar nivelin e prodhimit në pritje të takimeve gjatë javës të OPEC+ dhe......

Raporti i Tranzicionit të BERZH – Sejko: Stabiliteti i çmimeve, objektiv prioritar i punës së Bankës së Shqipërisë
Në prezantimin e raportit të tranzicionit të BERZH-it, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se kryefjala e Raportit të këtij viti janë pasojat......

Akuza për mashtrim i shkakton dëm monetar Adnanit - Njeriu më i pasur i Azisë humbet 28 miliardë dollarë në një muaj
Aksionet e shumicës së kompanive të Grupit Adani vazhduan të shihnin humbje të mprehta për të tretën sesion tregtar radhazi, ndërsa kompania u përpoq të......

Toyota kurorëzohet si prodhuesi me më shumë shitje automjetesh – 2022 i siguroi 10.5 milion klientë makinash
Pavarësisht pengesave të furnizimit që penguan prodhimin dhe rrjedhimisht ndikuan në shitje, Toyota arriti të mbrojë titullin e saj si prodhuesi më i shitur i......

Tregu i naftës i paqëndrueshëm - Irani akuzon Izraelin për sulme me dron në një fabrikë
Nafta është kthyer në rënie të lehtë, gjatë tregtisë europiane, pas fitimeve të realizuara në sesionin aziatik. Çmimet u mbështetën nga tensionet në Lindjen e......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin takimet e bankave qëndrore, gjatë javës
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 8 muajt e fundit, ndërsa investitorët po presin takimin e bankave......

Anëtarja e Parlamentit Evropian viziton shkollën në Bërxullë – Ndërtesa e rindërtuar falë programit #EU4Schools
Anëtarja e Parlamentit Evropian, Isabel Santos dhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka vizituar shkollën e rindërtuar 9-vjeçare......