“Mungojnë” 12 milion lekë për transportin e mësuesve të Roskovecit - Sindikata: Prej 5 muajsh e paguajmë vetë. Do bojkotojmë mësimin nëse nuk na rimbursohen

Që prej shtatorit, dhjetëra mësues të zonës së Roskovecit nuk marrin lekët e transportit. Përfaqësues të sindikatës së mësuesve deklaruan sot se do të nisin grevën duke e përshkallëzuar deri në pezullim të plotë të mësimit nëse nuk marrin përgjigje për këtë problematikë. 12 milionë lekë të vjetra është shumë që ZVA Roskovec nuk i ka paguar për transportin e mësuesve duke përfshirë edhe pagesën e vështirësisë në punë.
"Ne kemi që në shtator që na mbahen lekët e rrugës. Unë jam pjesë e sindikatës dhe në përfaqësi të mësuesve, kemi kryer veprimet tona dhe do ta përshkallëzojmë situatën duke kaluar deri në grevë nëse lekët e rrugës tonë do të mbahen. Është një procedurë e jashtëligjshme. Në shtator deri në dhjetor i bjer deri në 12 milionë lekë të vjetra që mbahen për të gjithë mësuesit e zonës. Ne kemi çuar këtë letër me një peticion prej 34 firmash të mësuesve. Kemi çuar në organet kompetente në ZBA-në e Roskovecit, kemi çuar letër dhe në kryeministri," u shpreh Desdemona Karafili, nënkryetare e Sindikatës së Mësuesve, Roskovec.
Festim Muka, kryetar i Sindikatës së Mësuesve Roskovec tregon dhe sa mësues janë të prekur nga kjo situatë.
"Kemi një problem në ZVA Roskovec nga 230 mësues 174 vin nga fieri të cilët 5 muaj kanë që u është hequr transproti por dhe ëvshtirësia. Unë si drtejtues I sindikatës kam dërguar kërkesë te zva roskovec dhe deri në rkyeministri. Nga kontaktet që kemi është e vetmja zva me kaq shumë muaj pa paguar", u shpreh Festim Muka, kryetar i Sindikatës së Mësuesve Roskovec.
Scan Tv e ka raportuar edhe më parë këtë problematikë. Të interesuar pranë Ministrisë së Arsimit na u raportua që në 2022 transporti për mësuesit është realizuar plotësisht ndërkohë për 2023 është alokuar një fond prej 1 miliardë e 55 milionë lekë, 145 milionë lekë më pak se vitin e kaluar. Ndërkohë vet Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Fier ka hapur tenderin për 2023 për transportin e mësuesve për disa qytete por këtu nuk përfshihet Roskoveci.
Marinela Lina/ SCAN
Sondazh

“Çmimet do vijojnë tendencën rënëse në 2023” - Guvernatori i BSH: Pavarësisht sfidave, bilancet e familjeve dhe biznesit do jenë pozitive
I pranishëm në prezantimin e Raportit të Ndërmjetëm të BERZH, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko qëndroi në terren pozitiv në parashikimet ekonomike......

Çudia greke me çmimet e ushqimeve vendase - Eurostat: Rritje disproporcionale e tyre, pavarësisht uljes së inflacionit
Shifrat e Eurostat tregojnë inflacion më të ulët të ushqimeve në Greqi sesa mesatarja europiane, por rritje më të larta të çmimeve të ushqimeve të cilat vendi......

Shqipëria përkeqësohet në liritë njerëzore - Indeksi, pavarësisht rënies me 5 pozicione mbetemi të parët në rajon
Sipas Indeksit të Lirisë Njerëzore 2022, të përpiluar nga "Instituti Fraser" (Fraser Intstitute), Shqipëria renditet në vend të 47-të sa i përket lirive......

Inteligjencë artificiale për Kaskadën e Drinit - KESH hap supertenderin, 250 milion lekë. Platfromë online për menaxhimin e digave
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon të menaxhojë Kaskadën e Drinit përmes inteligjencës artificiale. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 250 mln......

Bie ndjeshëm shitja e telefonave celularë në Kinë - Viti 2022 regjistroi nivelin më të ulët të blerjeve në një dekadë
Shitjet e smartfonëve në Kinë, pësuan një rënie rekord në vitin 2022, duke rënë me 13% duke shënuar nivelin më të ulët në një dekadë, pasi kontrollet e COVID......

Bie çmimi i naftës, në pritje të OPEC+ dhe FED - Ekspertët presin që çmimet të ndryshojnë kah, pas rritjes së normave të interesit
Çmimet e naftës shënuan rënie, pasi prodhuesit globalë ka të ngjarë të mbajnë të pandryshuar nivelin e prodhimit në pritje të takimeve gjatë javës të OPEC+ dhe......

Raporti i Tranzicionit të BERZH – Sejko: Stabiliteti i çmimeve, objektiv prioritar i punës së Bankës së Shqipërisë
Në prezantimin e raportit të tranzicionit të BERZH-it, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se kryefjala e Raportit të këtij viti janë pasojat......

Akuza për mashtrim i shkakton dëm monetar Adnanit - Njeriu më i pasur i Azisë humbet 28 miliardë dollarë në një muaj
Aksionet e shumicës së kompanive të Grupit Adani vazhduan të shihnin humbje të mprehta për të tretën sesion tregtar radhazi, ndërsa kompania u përpoq të......