Çudia greke me çmimet e ushqimeve vendase - Eurostat: Rritje disproporcionale e tyre, pavarësisht uljes së inflacionit

Shifrat e Eurostat tregojnë inflacion më të ulët të ushqimeve në Greqi sesa mesatarja europiane, por rritje më të larta të çmimeve të ushqimeve të cilat vendi i prodhon vetë në sasi të mjaftueshme.
Probleme të tilla si madhësia jo e mjaftueshme e tregut, varësia e madhe nga materialet parësore dhe dytësore të importuara, madje edhe marrëdhëniet transaksionale midis prodhuesve, furnitorëve dhe shitësve me pakicë, luajnë rolin e tyre.
Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Greqi në dhjetor 2022 u rritën me 15.6% me bazë vjetore, nën mesataren në Bashkimin Europian prej 18.2% dhe nën vendet e pasura si Gjermania, por edhe vende me karakteristika të ngjashme me Greqinë, si p.sh. si Portugalia.
Fillimisht, vihet re se deri në qershor 2022 inflacioni i ushqimeve në Greqi ishte më i lartë se mesatarja europiane. Fakti që Greqia ka pasur inflacion ushqimor dyshifror dhe vazhdimisht në rritje që nga prilli, nuk është inkurajues, veçanërisht në një vend ku fuqia blerëse e konsumatorëve është ndër më të ulëtat në Bashkimin Europian.
Nga të dhënat e Eurostat-it dhe krahasimi i ndryshimeve të çmimeve të produkteve ushqimore bazë gjatë vitit të kaluar, dalin ndryshime të larta çmimesh, më të larta se mesatarja europiane në produktet në të cilat Greqia prodhon vetë mjaftueshëm.
Shembull tipik është kosi, çmimi i të cilit është rritur me 26.6% në Greqi në 12 muajt e fundit, krahasuar me një rritje prej 23.6% në BE. Për më tepër, të dhënat e Ministrisë së Zhvillimit treguan më 20 dhjetor se 200 gram kos me qumësht lope shitet për 1.30 euro në Greqi kundrejt 0.90 euro në Spanjë dhe 1 euro në Portugali.
Gjithashtu, sipas Eurostat, mishi i qengjit, deles dhe dhisë janë shtrenjtuar më shumë në Greqi se në vendet e tjera të Europës Jugore, konkretisht me 10.10%.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shqipëria përkeqësohet në liritë njerëzore - Indeksi, pavarësisht rënies me 5 pozicione mbetemi të parët në rajon
Sipas Indeksit të Lirisë Njerëzore 2022, të përpiluar nga "Instituti Fraser" (Fraser Intstitute), Shqipëria renditet në vend të 47-të sa i përket lirive......

Inteligjencë artificiale për Kaskadën e Drinit - KESH hap supertenderin, 250 milion lekë. Platfromë online për menaxhimin e digave
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon të menaxhojë Kaskadën e Drinit përmes inteligjencës artificiale. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 250 mln......

Bie ndjeshëm shitja e telefonave celularë në Kinë - Viti 2022 regjistroi nivelin më të ulët të blerjeve në një dekadë
Shitjet e smartfonëve në Kinë, pësuan një rënie rekord në vitin 2022, duke rënë me 13% duke shënuar nivelin më të ulët në një dekadë, pasi kontrollet e COVID......

Bie çmimi i naftës, në pritje të OPEC+ dhe FED - Ekspertët presin që çmimet të ndryshojnë kah, pas rritjes së normave të interesit
Çmimet e naftës shënuan rënie, pasi prodhuesit globalë ka të ngjarë të mbajnë të pandryshuar nivelin e prodhimit në pritje të takimeve gjatë javës të OPEC+ dhe......

Raporti i Tranzicionit të BERZH – Sejko: Stabiliteti i çmimeve, objektiv prioritar i punës së Bankës së Shqipërisë
Në prezantimin e raportit të tranzicionit të BERZH-it, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se kryefjala e Raportit të këtij viti janë pasojat......

Akuza për mashtrim i shkakton dëm monetar Adnanit - Njeriu më i pasur i Azisë humbet 28 miliardë dollarë në një muaj
Aksionet e shumicës së kompanive të Grupit Adani vazhduan të shihnin humbje të mprehta për të tretën sesion tregtar radhazi, ndërsa kompania u përpoq të......

Toyota kurorëzohet si prodhuesi me më shumë shitje automjetesh – 2022 i siguroi 10.5 milion klientë makinash
Pavarësisht pengesave të furnizimit që penguan prodhimin dhe rrjedhimisht ndikuan në shitje, Toyota arriti të mbrojë titullin e saj si prodhuesi më i shitur i......

Tregu i naftës i paqëndrueshëm - Irani akuzon Izraelin për sulme me dron në një fabrikë
Nafta është kthyer në rënie të lehtë, gjatë tregtisë europiane, pas fitimeve të realizuara në sesionin aziatik. Çmimet u mbështetën nga tensionet në Lindjen e......