Shqipëria Postuar më 30 Janar 2023, 13:57

2022, shqiptarët paguan 130 milionë Usd për të siguruar makinat - AMF: Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, 10% më shumë se në vitin 2021

Nga SCAN TV
2022, shqiptarët paguan 130 milionë Usd për të siguruar

Për vitin që sapo lamë pas, drejtuesit shqiptarë kanë paguar në total rreth 130 milionë dollarë për sigurimin e mjeteve. Rritja është e ndjeshme prej rreth 10% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që me ritme të përafërta ka shkuar edhe volumi i dëmshpërblimeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes financiare, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 arritën rreth 13,073 milionë lekë, ose 10.06% më shumë se në periudhën janar-dhjetor 2021.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-dhjetor 2022, pati një rritje prej 6.37% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 3.90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-dhjetor 2022 kapën vlerën 4,4 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 11.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të para në total. të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-dhjetor 2022 kapën vlerën 21 miliardë lekë, ose 9.16% më shumë se në janar-dhjetor 2021. Gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,325,231 me një rritje prej 12.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.75% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.01%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.84% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.16% të totalit të tregut.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat