Tirana rrit “epërsinë” në ekonomi - Me rritje edhe Durrësi e Vlora. 9 qarqe "tkurrin" peshën në strukturën e PBB për vitin 2021

Gjatë vitit 2021 Produkti i Brendshëm Bruto me çmime korrente, në Shqipëri, është vlerësuar në 1,85 trilionë lekë duke shënuar rritje në terma realë me 8.91%, krahasuar me vitin 2020-të. Kur flasim për strukturën sipas rajoneve, PBB me çmime korrente në rajonin Veri zë 22.47% ndaj totalit të vendit, në rajonin Qendër është sa 50.45% e totalit, ndërsa në rajonin Jug është sa 27.18% e totalit të PBB-së.
Por nëse flasim për qarqet, si paraqitet kjo strukturë? Sipas publikimit të “Institutit të Statiatikave” Tirana përfaqëson 43.72% të ekonomisë së vendit në vitin 2021, ndërkohë qarku i Fierit renditet i dyti me peshën me të madhe duke përfaqësuar rreth 10.86% te ekonomisë së vendit. Ndërkohë, qarku i Kukësit ka peshën më të vogël në ekonomi, referuar shifrave, me vetëm 1.56% të totalit. Por si ka ndryshuar kjo shifër krahasuar me vitin 2020? “Scan Intel” ka kryer një analizë nga ku rezulton se, krahasuar me vitin 2020 pesha e qarkut të Tiranës në vititn 2021 ështe rritur me 0.77 pikë përqindje. Po ashtu, Durrësi dhe Vlora janë qarqe që kanë rritur peshën e tyre në ekonomi, përgjatë vitit 2021, përkatësisht me 0.13 pikë dhe 0.02 pikë. Ndërkohë, qarqet e tjera rezultojnë me rënie të peshës së tyre ku rënien me të madhe e gjejmë në Korçë dhe Berat me 0.19 pike përqindje dhe 0.16 pikë përqindje. Korça përfaqëson 5.20% të ekonomisë, ndërsa Berati 3.35% për vitin 2021.
Sipas qarqeve kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2021 e ka dhënë Qarku Tiranë me 4,93 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Durrës me 1,07 pikë përqindje dhe Qarku Fier me një kontribut prej 0,66 pikë përqindje. Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Kukës me 0,07 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Gjirokastër me një kontribut prej 0,08 pikë përqindje dhe Qarku Berat me një kontribut prej 0,11 pikë përqindje.
Por si paraqiten të dhënat e Produktit të Brendshëm Bruto për frymë? Në vitin 2021, niveli i PBB-së për frymë arriti në 660 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2020, PBB për frymë në terma nominale shënoi një rritje prej 13.72%.
Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas qarqeve në vitin 2021, ishte në qarkun Tiranë, me 886 mijë lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale me 13.83%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë i këtij qarku rezultoi 34.21% mbi mesataren e vendit. Më pas renditet qarku Fier me 714 mijë lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 14.29%, ndaj vitit 2020. PBB per frymë e këtij qarku rezultoi 8.17% mbi mesataren e vendit.
Niveli më i ulët i PBB-së për frymë në vitin 2021 u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 395 mijë lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 8.74%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte 40.24% nën mesataren e vendit.
Xhorxhina Deda / SCANSondazh

Bien përsëri bonot, por edhe më shumë obligacionet - Thellohet rënia e yield-eve në të gjitha maturitetet, afatshkurta e afatgjata
Bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë shënuar rënien e radhës në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrissë së Financave, bonot......

Euro rifiton terrenin e humbur - Monedha e përbashkët europiane vijon forcimin ndaj lekut
Euro ka rifituar sërish terren ndaj lekut gjatë ditës së mërkurë, duke vijuar tendencën e forcimit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro u ble me......

Fermerët morën 8.3 milionë litra naftë falas - Buxheti i bujqësisë në vitin 2022, zhvillimi rural përfiton pjesën më të madhe
Viti që lamë pas ka qenë sfidues për bujqësinë, pasi i është dashur të përballet me të papritura të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, të cilat kërkonin masa......

Cilët kryebashkiakë do e kenë jetën “të vështirë” prej këshillave? - Fredi Beleri do ketë kundër 9 Këshilltarë, pro 7. Njësoj Kavaja, Hasi, Mirdita e Fushë Arrëzi
Fitorja masive e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore është shtrirë si te bashkitë e fituara, ashtu edhe të këshillat bashkiake, gjithësesi, një pjesë e......

Sa para mbledhin bashkitë nga taksa e hotelit? - 75% arkëtohet vetëm nga 5 qytete, informaliteti i lartë dëmton vendorët
Taksa e hotelit është një ndër zërat që kontribuuon në buxhetet e bashkive në të gjithë vendin dhe me rritjen e numrit të turistëve, pesha e saj ka ardhur në......

UBS pret një goditje financiare prej 17 miliardë dollarë nga shpëtimi i Credit Suisse!
UBS vlerëson një goditje financiare prej rreth 17 miliardë dollarësh nga ‘shptëtimi’ emergjent i Credit Suisse, sipas një dosjeje rregullatore, dhe tha se......

Shefi i ChatGPT thirrje Kongresit Amerikan: Rregullimi i inteligjencës artificiale është 'vendimtar'!
Kreu i kompanisë së inteligjencës artificiale që zhvilloi ChatGPT i tha Kongresit të SHBA se ndërsa inteligjenca artificiale mund të jetë e dobishme për......

6 alternativa të qeta turistike të Europës këtë verë! Shqipëria është njëra prej tyre, por cili vend?
Zonat e festave të Europës janë të ngopura nga mbipopullimi. Nga Amsterdami në Venecia, shumë nga destinacionet më të njohura të udhëtimit të kontinentit po u......