Euro rifiton terrenin e humbur - Monedha e përbashkët europiane vijon forcimin ndaj lekut

Euro ka rifituar sërish terren ndaj lekut gjatë ditës së mërkurë, duke vijuar tendencën e forcimit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro u ble me 112,8 dhe u shit me 114,02 lek. Tendenca e vlerësimit të euros ndaj lekut u regjistrua që ditën e hënë, ndërkohë në gjysmën e parë të këtij muaji preku nivelet më të ulta historike, që kulmuan më 11 maj në nivelin prej 110.63 lekë. Rënia i detyrohej prurjeve të mëdha të valutës në treg, një ecuri thuajse normale në periudhat parazgjedhore.
Por, një ndër sektorët që preket nga mbiçmimi i lekut kundrejt monedhave të tjera janë eksportuesit, përfshirë eksportuesit e shërbimeve dhe mallrave. Për shkak të faktit se të ardhurat e tyre vijnë në euro dhe dollar, ndërkohë që shpenzimet janë në lekë, nënçmimi i monedhave të tjera ka ulur të ardhurat e tyre në lekë, ndërkohë që shpenzimet nuk kanë ndryshuar, përkundrazi mund të jenë rritur për shkak të inflacionit, rritjes së kostove të pagave dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me blerjet e brendshme. Për këtë qëllim eksportuesit kanë kërkuar nga Banka e Shqipërisë me Ministria e Financave, masa mbështetëse për të frenuar humbjet, që sipas tyre janë disa dhjetra milionë euro.
Gjatë një takimi javën e kaluar në Ministrinë e Financave me përfaqësues të eksportuesve, ministrja Ibrahimaj njoftoi marrjen e dy masave konkrete që janë ngrirja dhe mospagimi nga eksportuesit i kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën e mbetur të vitit 2023, si dhe përshpejtimi i rimbursimit të TVSH-së.
Për sa i përket trendit forcues të monedhës vendase, sipas analizave të kryera, Banka e Shqipërisë gjykon se ky pasqyron përmirësimet strukturore të ekonomisë dhe të tregjeve financiare shqiptare, të shfaqura këto në forcimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë dhe në rritjen e besimit të publikut në monedhën kombëtare.
Sipas Bankës Qendrore, ky forcim nuk ka cenuar rritjen e eksporteve shqiptare përkundrazi, ai ka ndihmuar në kontrollin e inflacionit në vend, i cili ka qenë dhe mbetet më i ulti në rajon, duke ndihmuar në ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Fermerët morën 8.3 milionë litra naftë falas - Buxheti i bujqësisë në vitin 2022, zhvillimi rural përfiton pjesën më të madhe
Viti që lamë pas ka qenë sfidues për bujqësinë, pasi i është dashur të përballet me të papritura të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, të cilat kërkonin masa......

Cilët kryebashkiakë do e kenë jetën “të vështirë” prej këshillave? - Fredi Beleri do ketë kundër 9 Këshilltarë, pro 7. Njësoj Kavaja, Hasi, Mirdita e Fushë Arrëzi
Fitorja masive e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore është shtrirë si te bashkitë e fituara, ashtu edhe të këshillat bashkiake, gjithësesi, një pjesë e......

Sa para mbledhin bashkitë nga taksa e hotelit? - 75% arkëtohet vetëm nga 5 qytete, informaliteti i lartë dëmton vendorët
Taksa e hotelit është një ndër zërat që kontribuuon në buxhetet e bashkive në të gjithë vendin dhe me rritjen e numrit të turistëve, pesha e saj ka ardhur në......

UBS pret një goditje financiare prej 17 miliardë dollarë nga shpëtimi i Credit Suisse!
UBS vlerëson një goditje financiare prej rreth 17 miliardë dollarësh nga ‘shptëtimi’ emergjent i Credit Suisse, sipas një dosjeje rregullatore, dhe tha se......

Shefi i ChatGPT thirrje Kongresit Amerikan: Rregullimi i inteligjencës artificiale është 'vendimtar'!
Kreu i kompanisë së inteligjencës artificiale që zhvilloi ChatGPT i tha Kongresit të SHBA se ndërsa inteligjenca artificiale mund të jetë e dobishme për......

6 alternativa të qeta turistike të Europës këtë verë! Shqipëria është njëra prej tyre, por cili vend?
Zonat e festave të Europës janë të ngopura nga mbipopullimi. Nga Amsterdami në Venecia, shumë nga destinacionet më të njohura të udhëtimit të kontinentit po u......

Agroturizmi në Shqipëri/ Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim përmes paketave fiskale favorizuese!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca përmes një videoje në rrjetet sociale vuri në dukje se 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të......

BE “mbyll dyert” për fondet kineze - Rënie e mprehtë e investimeve të Kinës në Europë
Ndryshimi i qëndrimit të Europës ndaj marrëdhënieve ekonomike me Kinën u zyrtarizua nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, kur ftoi BE-në për të reduktuar......