Fermerët morën 8.3 milionë litra naftë falas - Buxheti i bujqësisë në vitin 2022, zhvillimi rural përfiton pjesën më të madhe

Viti që lamë pas ka qenë sfidues për bujqësinë, pasi i është dashur të përballet me të papritura të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, të cilat kërkonin masa emergjente. Si e tillë, buxheti vjetor fillestar i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2022 u akordua në rreth 12.7 miliardë lekë dhe me shtesat që u bënë përgjatë vitit, shpenzimet totale rezultojnë në rreth 13.5 miliardë lekë, me një realizim në masën 99.8%. Por cili nga sektorët mori pjesën më të madhe të fondeve?
Në realizimin vjetor, peshën më të madhe në nivelin e realizimit ndaj totalit e zë programi buxhetor “Zhvillimi Rural” me 64.7 %, apo rreth 8.8 miliardë lekë, pas tij programi “Infrastruktura e Kulllimit dhe Ujitjes” me 13.4 %, ku janë shpërndarë 1.8 miliardë lekë dhe programi “Siguria Ushqimore” me 12.7%, për të cilin janë shpenzuar 1.7 miliardë lekë. Gjatë vitit 2022, pati një rritje të ndjeshme të fondeve për masat e mbështetjes, që arriti në rreth 5.1 miliardë lekë në total, nga të cilat 3.2 miliardë lekë për skemat kombëtare. Ku është buxheti më i madh që Ministria e Bujqësisë ka pasur për mbështetjen e fermerëve.
Kështu, për të lehtësuar situatën për fermerët nisur nga pasojat e luftës në Ukrainë, një fond prej 1.2 miliard lekë iu shtua skemës për kultivimin e grurit. Nga masat kombëtare përfituan afro 14 mijë fermerë. Aplikimi dhe disbursimi më i madh i fondeve ishte tek masa e blegtorisë, ndjekur nga masa për kultivimin e grurit me dhe mbështetja për bletarinë. Sa i takon skema së mbështetjes me naftë për bujqësinë, kërkesa ka qenë shumë e lartë, ku kanë përfituar 34 731 aplikues, të cilët tërhoqën një sasi prej 8.3 milion litra naftë. Fondi për këtë masë të mbështetjes u shtua gjatë vitit me 500 milion lekë, duke arritur në 1, 9 miliard lekë me një realizim prej 100%.
Fondet sipas programeve buxhetore 2022
Zhvillimi rural 8,78 mld lekë 64.7 %
Infrastruktura e Kullimit dhe Ujitjes 1.82 mld lekë 13.4%
Siguria Ushqimore 1.72 mld lekë 12.7%
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Cilët kryebashkiakë do e kenë jetën “të vështirë” prej këshillave? - Fredi Beleri do ketë kundër 9 Këshilltarë, pro 7. Njësoj Kavaja, Hasi, Mirdita e Fushë Arrëzi
Fitorja masive e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore është shtrirë si te bashkitë e fituara, ashtu edhe të këshillat bashkiake, gjithësesi, një pjesë e......

Sa para mbledhin bashkitë nga taksa e hotelit? - 75% arkëtohet vetëm nga 5 qytete, informaliteti i lartë dëmton vendorët
Taksa e hotelit është një ndër zërat që kontribuuon në buxhetet e bashkive në të gjithë vendin dhe me rritjen e numrit të turistëve, pesha e saj ka ardhur në......

UBS pret një goditje financiare prej 17 miliardë dollarë nga shpëtimi i Credit Suisse!
UBS vlerëson një goditje financiare prej rreth 17 miliardë dollarësh nga ‘shptëtimi’ emergjent i Credit Suisse, sipas një dosjeje rregullatore, dhe tha se......

Shefi i ChatGPT thirrje Kongresit Amerikan: Rregullimi i inteligjencës artificiale është 'vendimtar'!
Kreu i kompanisë së inteligjencës artificiale që zhvilloi ChatGPT i tha Kongresit të SHBA se ndërsa inteligjenca artificiale mund të jetë e dobishme për......

6 alternativa të qeta turistike të Europës këtë verë! Shqipëria është njëra prej tyre, por cili vend?
Zonat e festave të Europës janë të ngopura nga mbipopullimi. Nga Amsterdami në Venecia, shumë nga destinacionet më të njohura të udhëtimit të kontinentit po u......

Agroturizmi në Shqipëri/ Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim përmes paketave fiskale favorizuese!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca përmes një videoje në rrjetet sociale vuri në dukje se 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të......

BE “mbyll dyert” për fondet kineze - Rënie e mprehtë e investimeve të Kinës në Europë
Ndryshimi i qëndrimit të Europës ndaj marrëdhënieve ekonomike me Kinën u zyrtarizua nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, kur ftoi BE-në për të reduktuar......

Bien shitjet e telefonave celularë - Në Europën perëndimore ranë me 9.4% tremujorin e parë
Tregu europian i telefonave celularë po lëviz nën hijen e pasigurisë ekonomike dhe presioneve inflacioniste. Të dhënat në Europë ishin negative në tremujorin e......