Sa para mbledhin bashkitë nga taksa e hotelit? - 75% arkëtohet vetëm nga 5 qytete, informaliteti i lartë dëmton vendorët

Taksa e hotelit është një ndër zërat që kontribuuon në buxhetet e bashkive në të gjithë vendin dhe me rritjen e numrit të turistëve, pesha e saj ka ardhur në ndryshim të vazhdueshëm nga viti në vit. Konkretisht, sipas të dhënave të raportit të publikuar nga Instituti i Bashkive të Shqipërisë në vitin 2021 nga kjo taksë janë mbledhur afro 1.7 milionë euro, ndërsa në 2022 shifra ka kapërcyer në 2.6 milionë euro me një rritje prej 53 për qind, por pavarësisht rritjes, të ardhurat nga kjo taksë sërish mbeten nën potencial.
Sipas raportit të financave vendore të hartuar nga CO-Plan, rezulton gjatë vitit 2021, 27/61 bashki nuk regjistrojnë të ardhura nga taksa e shërbimit hotelier dhe 22/61 bashki regjistrojnë nivel të ardhurash që llogaritet në më pak se 1% të ardhurës totale të gjeneruar nga kjo taksë (përfshirë këtu bashki me aktivitet turistik të konsoliduar). Një problem shqetësues në sektorin e turizmit është informaliteti, i cili shfaqet në forma të ndryshme si mosregjistrimi i strukturave akomoduese apo kapaciteteve reale, mosdeklarimi i netëve të qëndrimit apo deklarimi i numrave fiktivë. Ekziston një hendek i madh në numrin e strukturave akomoduese të deklaruara përkundrejt atyre që realisht ushtrojnë aktivitetin në territor.
Në mungesë të formalizmit të sektorit, bashkitë humbasin çdo vit të ardhura për buxhetet e tyre, të ardhura të cilat mund të përdoreshin për përmirësimin e strukturave dhe infrastrukturave turistike. Në vitin 2021, rreth 36% e të ardhurave nga taksa e hotelit u mblodhën në bashkinë Tiranë, ndjekur nga bashkitë Durrës dhe Sarandë të cilat mbledhin respektivisht rreth 10%, bashkia Vlorë me rreth 8% dhe bashkia Shkodër me 7% të të ardhurave totale të mbledhura nga kjo taksë. Së bashku, këto 5 bashki mblodhën rreth 75% të të ardhurave nga taksa e hotelit për vitin 2021.
Taksa e hotelit
Viti 2021 1.7 milionë euro
Viti 2022 2.6 milionë euro
Shtesa 53%
Të ardhurat sipas bashkive
Tiranë 36 %
Durrës 10 %
Sarandë 10 %
Vlorë 8 %
Shkodër 7%
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

UBS pret një goditje financiare prej 17 miliardë dollarë nga shpëtimi i Credit Suisse!
UBS vlerëson një goditje financiare prej rreth 17 miliardë dollarësh nga ‘shptëtimi’ emergjent i Credit Suisse, sipas një dosjeje rregullatore, dhe tha se......

Shefi i ChatGPT thirrje Kongresit Amerikan: Rregullimi i inteligjencës artificiale është 'vendimtar'!
Kreu i kompanisë së inteligjencës artificiale që zhvilloi ChatGPT i tha Kongresit të SHBA se ndërsa inteligjenca artificiale mund të jetë e dobishme për......

6 alternativa të qeta turistike të Europës këtë verë! Shqipëria është njëra prej tyre, por cili vend?
Zonat e festave të Europës janë të ngopura nga mbipopullimi. Nga Amsterdami në Venecia, shumë nga destinacionet më të njohura të udhëtimit të kontinentit po u......

Agroturizmi në Shqipëri/ Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim përmes paketave fiskale favorizuese!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca përmes një videoje në rrjetet sociale vuri në dukje se 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të......

BE “mbyll dyert” për fondet kineze - Rënie e mprehtë e investimeve të Kinës në Europë
Ndryshimi i qëndrimit të Europës ndaj marrëdhënieve ekonomike me Kinën u zyrtarizua nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, kur ftoi BE-në për të reduktuar......

Bien shitjet e telefonave celularë - Në Europën perëndimore ranë me 9.4% tremujorin e parë
Tregu europian i telefonave celularë po lëviz nën hijen e pasigurisë ekonomike dhe presioneve inflacioniste. Të dhënat në Europë ishin negative në tremujorin e......

Projekti i “Epokës së re” në Kinë - Në objektiv martesa dhe lindja e fëmijëve
Kina do të nisë projekte në më shumë se 20 qytete për të krijuar një kulturë "epoke të re" për martesën dhe lindjen e fëmijëve, masa e fundit e marrë nga......

BQE gjobit me 6.3 milionë euro Goldman Sachs - Akuza, nënvlerësim i nevojave për kapital, refuzohet apelimi
Banka Qendrore Europiane ka vendosur një gjobë administrative prej 6.3 milionë eurosh për Goldman Sachs Europe për gabime në llogaritjen e aktiveve të......