Cilët kryebashkiakë do e kenë jetën “të vështirë” prej këshillave? - Fredi Beleri do ketë kundër 9 Këshilltarë, pro 7. Njësoj Kavaja, Hasi, Mirdita e Fushë Arrëzi

Fitorja masive e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore është shtrirë si te bashkitë e fituara, ashtu edhe të këshillat bashkiake, gjithësesi, një pjesë e kryetarëve nuk do ta kenë jetën të lehtë për shkak se mund të kenë shpesh kundër këshilltarët. Më së shumti do ta vuajë këtë shqetësim Kreu i Bashkisë Himarë Fredi Beleri, i cili nëse do mbyllë problemet me SPAK, do t’i duhet të përballet me një Këshill shumë të fortë kundër. Partia Socialistë ka siguruar 9 vende në Këshillin Bashkiak të Himarës kundrejt 7 të koalicionit Bashkë fitojmë, ndërkohë që ka me vete edhe disa aleatë.
Mjaft të vështirë do ta ketë vendimmarrjen edhe Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Këshilli i së cilës dominohet nga Partia Socialiste me 13 mandate kundrejt 9 të koalicionit Bashkë Fitojmë. Në këtë Bashki ka fituar 3 mandate edhe Partia Demokratike, ashtu si dhe Partia Agrare, ndërkohë që 2 mandate të tjerë i përkasin Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.
Dhe pikërisht mandatet në këshilla të Partisë Socialdemokrate do u vështirësojnë vendimmarrjen edhe shumë kryebashkiakëve në veri. Në Has, PSD ka fituar 4 mandate, të cilët bashkë me dy mandatet e Partisë Socialiste do ja bëjë shumë të vështirë vendimmarrjen kreut të Bashkisë, i cili ka me vete vetëm 4 mandate të Koalicionit Bashkë Fitojmë. Ndërkohë që PSD do të jetë e rëndësishme edhe në Fushë Arrëz ku me 3 mandatet e veta, plus 2 socialiste, do dominojnë tërësisht këshillin, ku koalicioni Bashkë Fitojmë ka fituar vetëm një mandat.
Situata shfaqet e ngjashme edhe në Mirëditë, Ku Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate numërojnë secila nga 4 mandate, në një kohë që Koalicioni Bashkë Fitojmë numëron vetëm 2.
Gjithashtu, edhe në Mirditë përcaktuese e vendimmarrjeve të kryetarit të BF do të jetë vota e 8 këshilltarëve të PSD e PS.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Sa para mbledhin bashkitë nga taksa e hotelit? - 75% arkëtohet vetëm nga 5 qytete, informaliteti i lartë dëmton vendorët
Taksa e hotelit është një ndër zërat që kontribuuon në buxhetet e bashkive në të gjithë vendin dhe me rritjen e numrit të turistëve, pesha e saj ka ardhur në......

UBS pret një goditje financiare prej 17 miliardë dollarë nga shpëtimi i Credit Suisse!
UBS vlerëson një goditje financiare prej rreth 17 miliardë dollarësh nga ‘shptëtimi’ emergjent i Credit Suisse, sipas një dosjeje rregullatore, dhe tha se......

Shefi i ChatGPT thirrje Kongresit Amerikan: Rregullimi i inteligjencës artificiale është 'vendimtar'!
Kreu i kompanisë së inteligjencës artificiale që zhvilloi ChatGPT i tha Kongresit të SHBA se ndërsa inteligjenca artificiale mund të jetë e dobishme për......

6 alternativa të qeta turistike të Europës këtë verë! Shqipëria është njëra prej tyre, por cili vend?
Zonat e festave të Europës janë të ngopura nga mbipopullimi. Nga Amsterdami në Venecia, shumë nga destinacionet më të njohura të udhëtimit të kontinentit po u......

Agroturizmi në Shqipëri/ Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim përmes paketave fiskale favorizuese!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca përmes një videoje në rrjetet sociale vuri në dukje se 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të......

BE “mbyll dyert” për fondet kineze - Rënie e mprehtë e investimeve të Kinës në Europë
Ndryshimi i qëndrimit të Europës ndaj marrëdhënieve ekonomike me Kinën u zyrtarizua nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, kur ftoi BE-në për të reduktuar......

Bien shitjet e telefonave celularë - Në Europën perëndimore ranë me 9.4% tremujorin e parë
Tregu europian i telefonave celularë po lëviz nën hijen e pasigurisë ekonomike dhe presioneve inflacioniste. Të dhënat në Europë ishin negative në tremujorin e......

Projekti i “Epokës së re” në Kinë - Në objektiv martesa dhe lindja e fëmijëve
Kina do të nisë projekte në më shumë se 20 qytete për të krijuar një kulturë "epoke të re" për martesën dhe lindjen e fëmijëve, masa e fundit e marrë nga......