Shqipëria Postuar më 17 Maj 2023, 14:40

Bien përsëri bonot, por edhe më shumë obligacionet - Thellohet rënia e yield-eve në të gjitha maturitetet, afatshkurta e afatgjata

Nga SCAN TV
Bien përsëri bonot, por edhe më shumë obligacionet -

Bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë shënuar rënien e radhës në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrissë së Financave, bonot me afat maturimi 12 mujor regjistruan një yield mesatar prej 3.56% këtë javë. Rënia është ndjeshme krahasuar me ankandin e fillimit të majit, kur yeldi mesatar i ponderuar ishte ishte 3.75%, por shumë më e thellë po të shohim normat e regjistruara në fillim të vitit, të cilat shkonin mbi 5%.

Shkaku kryesor i rënies është kërkesa shumë e lartë për investimet në bono thesari, veccanërisht nga individët, prania e të cilëve vijon të mbetet shumë e lartë.

Rënia e yield-eve, e nisur fillimisht tek bonot 12-mujore në muajin dhjetor të vitit të kaluar, është forcuar dhe është shtrirë më pas tek të gjitha maturitetet. Diferencat e yield-it të bonove me normën bazë dhe ajo mes yield-eve maksimale dhe minimale të regjistruara në ankande janë ngushtuar, duke konfirmuar kështu presionet rënëse.

Edhe yield-et e obligacioneve kanë shfaqur ecuri të njëjtë me bonot në këtë periudhë, ku uljet e realizuara tek maturitetet afatgjata kanë rezultuar shpesh më të forta se ato të bonove të thesarit. Yield-i i obligacionit 2-vjeçar shënoi 4.3% në muajin prill, nga 5.8% në muajin janar, ndërkohë që yield-et e obligacioneve 5, 7, 10, dhe 15-vjeçare u ulën mesatarisht me 2 pikë përqindjeje nga ankandet e fundit respektive.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat