Shqipëria Postuar më 6 Dhjetor 2022, 14:21

Tirana ndryshe nën “petkun” e Samitit - Ngjarja historike “paralizon” një pjesë të qytetit, paralelisht protestë

Nga SCAN TV
Tirana ndryshe nën “petkun” e Samitit - Ngjarja historike

Pritja e liderëve Europianë dhe të Ballkanit Perëndimor ka sjellë “paralizë” në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ky gjysma e tij është spastruar nga çdo lloj lëvizje këmbësorësh apo automjetesh dhe në të janë stacionuar forca të shumta policice.

Edhe bizneset brenda perimetrit të “shtetrrethimit”, përreth Stadiumit Air Albania, Pallatit të Kongreseve dhe një pjese të ish-bllokut  janë mbyllur me urdhër të Policisë së Shtetit në kuadër të masave të rrepta të sigurisë.

Në nisje të Samitit, situata në kryeqytet është e qetë dhe pavarësisht lajmërimeve për kufizim të qarkullimit, sërish duket të ketë lëvizje të mjaftueshme për ditë të jashtëzakonshme.

Në ditën e Samitit, është mbajtur edhe  protesta e opozitës, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. E cila që në nisje të saj është shoqëruar me incidente, ku një qytetat ka goditur në fytyrë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat