Shqipëria Postuar më 6 Dhjetor 2022, 14:18

KPP “ndal” shkeljet me tenderin e Pyllit Orbital - Pranon ankesën për kritere të paramenduara, urdhër bashkisë: Të modifikohen!

Nga SCAN TV
KPP “ndal” shkeljet me tenderin e Pyllit Orbital - Pranon

Komisioni i Prokurimit Publik ka kërkuar modifikimin e kritereve të tenderit të shpallur nga Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit, në Bashkinë e Tiranës për Pyllin Orbital, me fond limit prej 300 mln lekësh.

Vendimi vjen pas ankesës së depozituar nga një operator ekonomik, ku pretendohej se ishin vendosur kritere të paramenduara, çka nënkupton paracaktimin e fituesit, si dhe një sërë kriteresh të tjerë, që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

KPP ka pranuar pjesërisht ankesën, duke kërkuar të hiqen kritere, që lidhen me certifikime punonjësisht apo edhe certifikata që ata duhet të disponojnë, që aktualisht nuk parashikohen nga asnjë ligj në fuqi. Gjithashtu, Bashkia Tiranë është rrëzuar edhe në lidhje me disponinimin e një sipërfaqeje prej 15 mijë m2 apo edhe me numrin e punonjësve, që duhet të ketë kompania që zbatojë kontratën.

“Komisioni vlerëson se autoriteti kontraktor ka tejkaluar natyrën dhe përmasat e kontratës pasi një numër i tillë punonjësish është tërësisht joproporcional me objektin e prokurimit”, - thuhet ndër të tjera në vendim e Komisionit të Prokurimit Publik. Sipas procedurës së shpallur parashikohet blerja e 24 623 pemëve dekorative, që zë rreth 98% të vlerës së përgjithshme të kontratës, ndërsa punimet mbështetëse të ndërtimit pë sistemim dhe vendosje të 1 058 pemë dekorative, janë zëri tjetër me 2% të saj.

Gjatë hapjes së garës, pranohej se projekti i Pyllit Orbital rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë e konsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi, një shqetësim i ngritur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat