Gjykata e Lartë për herë të parë ul stokun nën 30 mijë dosje - Nga muaji prill 2020 deri në nëntor 2022 janë shqyrtuar në total 10,772 çështje

Për herë të parë prej vitesh, stoku i dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë ka rënë nën kuotën 30 mijë. Gjykata ka bërë bilancin e punës për periudhën janar-nëntor të këtij viti, duke bërë me dije se Backlogu i çështjeve, të cilat presin të shqyrtohen sipas afatit kohor të përcaktuar në legjislacionin procedural është 29,798 dosje në total.
Sipas Gjykatës, nga muaji prill 2020, deri në nëntor 2022 janë shqyrtuar në total 10,772 ccështje. Referuar shifrave të mundësuara nga sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, pranë Gjykatës së Lartë janë regjistruar 9696 çështje administrative, 16039 çështje civile dhe 4063 çështje penale.
Deri më datë 30 Qershor 2022 backlog-u, ose stoku i dosjeve të prapambetura ishte, 34,507 çështje dhe rënia nën kuotën e 30 mijë dosjeve është e para ulje thelbësore e tij gjatë viteve të fundit. Rreth 5 mijë dosje janë shkarkuar që prej janarit të këtij viti, 3,500 prej të cilave janë administrative dhe civile, ndërsa pjesa tjetër penale.
Ulja domethënëse vjen jo vetëm pas plotësimit të Gjykatës së Lartë me Magjistratë, por edhe fale krijimit të një strukture të posaçme të përbërë nga 12 Nëpunës për Uljen e Çështjeve, e cila në fillim të këtij viti ka kryer një proces inventarizimi të hollësishëm të rreth 23,000 çështjeve të prapambetura.
Falë kësaj analize Gjykata e Lartë ka mundur të filtrojë dhe gjykojë çështjet të cilat nuk plotësojnë kushtet formale për t’u shqyrtuar, përfshirë rekurset e paraqitura jashtë afatit ligjor, rekurset për çështjet ku vlera e padisë nuk kalon 40–fishin e pagës minimale (në fushën administrative) ose vlerën e padisë nën 150.000 lekë (në fushën civile), rekurset për të cilat është paraqitur kërkesa për heqje dorë etj.
Një shtysë pozitive në shkarkimin e stokut pritet të japë vendimi I Qeverisë për heqjen dorë nga rreth 3,800 rekurse që lidhen kryesisht me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, njohjen e vjetërsisë në punë, sidomos bëhet fjalë për kur vlera e padisë është më e vogël se 40-fishi pagës minimale. Gjithsesi, duket se duhen pritur vite që numri i dosjeve të shënojë rënie domethënëse.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Pse bllokimi i BE-së për Rusinë do ndryshojë tregun global të naftës - Masa e SHBA-së dhe Britanisë futet në “lojë” Turqinë, Indinë dhe Kinën
Duke filluar që nga 5 dhjetori, Bashkimi Europian u bashkua me ndalimin e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Asnjë vend anëtar......

Sanksionet e reja shtrenjtojnë më tej naftën ruse - Rritet çmimi i naftës në pritje të “hapjes” së Kinës
Çmimi i naftës shënoi rritje pas rënies me më shumë se 3%, si pasojë e miratimit dhe zbatimit të sanksioneve ndaj naftës së papërpunuar ruse që transportohet......

A po funksionon eksperimenti “Java e shkurtër e punës” në Britani? - Punonjësit janë më të lumtur dhe pronarët më të pasur
Punonjësit janë më të lumtur dhe të ardhurat më të larta. Java e shkurtër e punës i kënaq të gjithë: të punësuar e punëdhënës. Kështu rezulton në Britaninë e......

Indonezia nis projektin “Garuda” për rupinë digjitale - Monedha do të përdoret fillimisht në transaksionet mes bankave
Indonezia po përcakton planet dhe konceptin e saj për rupian dixhitale, një monedhë e bazuar në blockchain, duke filluar me transaksionet midis bankave......

Projeksionet/ Kriza po prodhon një “boom” të energjisë së rinovueshme - Brenda 5 viteve të ardhshëm pritet dyfishimi i tyre
Kapaciteti global i energjisë së rinovueshme do të dyfishohet gjatë pesë viteve të ardhshëm, nxitur nga shqetësimet për sigurinë energjetike si pasojë e......

Frenon inflacioni në Itali - Punësimi në vend rritet më shumë se PBB
Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali pritet të rritet sërish me ritme të qëndrueshme në vitin 2022 – me +3.9% - për t’u ngadalësuar në mënyrë domethënësve në......

Mëngjarashët nuk janë ‘shuar’ por 9 në 10 persona preferojnë të përdorin dorën e djathtë – Evolucioni i sjelljes dhe disa fakte interesante!
Ngrini dorën si kur të ishit në shkollë. Cilën dorë zgjodhët? Për nëntë në dhjetë duhet të ketë qenë e djathta: mëngjarashët nuk janë "shuar", pavarësisht se......

Si të shkoni mirë me kolegët e punës? 5 këshilla të sugjeruara nga ekspertët!
Edel Strazimiri / SCAN Probleme në marrëdhëniet me të tjerët në punë? A nuk është gjithmonë kaq bashkëpunuese dhe fitimprurëse marrëdhënia me shefin apo......