Frenon inflacioni në Itali - Punësimi në vend rritet më shumë se PBB

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali pritet të rritet sërish me ritme të qëndrueshme në vitin 2022 – me +3.9% - për t’u ngadalësuar në mënyrë domethënësve në vitin 2023. Rritja e PBB-së do të ndodhë si pasojë e kontributit të kërkesës së brendshëm ndërsa kërkesa e jashtme do të ketë pasoja negative si për vitin 2022 njësoj dhe për vitin 2023. Investimet pritet të përfaqësojnë elementet e tkurrjes së ekonomisë italiane në viitn 2022 me + 10% dhe me 2% në vitin 2023. Në muajin qershor sipas Istat pritshmëritë ishin për +2.8% për vitin 2022 dhe për vitin 2023: +1,9%.
Fitch ka rivlerësuar perspektivat për Italinë dhe tashmë pritet vetëm një -0.1% e PBB-së në vitin 2023. Analistët këmbëngulin në parashikimet e tyre për nujë kontraktim duke filluar që nga tremujori i katërt të mbështetur në pasojat e ekspozimit ndj rritjes së çmimit të gazit, por dhe rritjes së përgjithshme të çmimeve. Ndërkohë që është reduktuar dhe pritshmëria për tkurrje në vitin 2023 nga - 0.6% në -01% për shkak të një kontributi më të mirë në tremujorin e katërt dhe për një lehtësim të krizës së gazit.
Këtë vit dhe atë të ardhshmin punësimi, i matur në termat e njësisë së punës, do të shënojë një rritje më të madhe se ajo e PBB-së. Rritja do të jetë më e theksuar në vitin 2022 : +4.3% në krahasim me vitin 2023 me +0.5%. të dhënat rezultojnë nga raporti i Istat për perspektivat e ekonomisë italiane në periudhën 2022 – 2023. Përmirësimi i punësimit do të shoqërohet nga ai i nivelit të papunësisë që do të ulet në mënyrë të ndjeshme këtë vit – 8.1%, për të shënuar një ritje të lehtë në vitin 2023: 8.2%.
Inflacioni pritet të ngadalësohet në muajt e ardhshëm, dhe pse koha nuk është e përcaktuar ende. Në mesataren e 2022-shit, norma e ndryshimit të deflatorit të shpenzimeve të familjeve pritet të rritet me +8,2%, ishte +1.6% në 2021- shin; ndërsa deflatori i PBB-së do të shënojë një rritje të ndjeshme por më të kufizuar prej +3.6%, ishte + 0.5% në 2021-shin. Duke supozuar se presioni rritës mbi çmimet e lëndëve të para do të frenohet në muajt në vijim dhe në pritje të një stabilizimi të naftës dhe kursit të këmbimit, sipas Istat, inflacioni pritet të ngadalësohet pjesërisht vitin e ardhshëm. Instituti i Statistikave sqaron më tej se faza e zgjatur e rritjes së çmimeve, e mbështetur nga rritja e jashtëzakonshme e atyre të mallrave energjetike, pritet të reflektohet në tendencën e deflatorit të shpenzimeve të familjeve rezidente si në vitin aktual +8.2 % dhe , në një masë më të vogël, në vitin 2023 me +5.4%.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Mëngjarashët nuk janë ‘shuar’ por 9 në 10 persona preferojnë të përdorin dorën e djathtë – Evolucioni i sjelljes dhe disa fakte interesante!
Ngrini dorën si kur të ishit në shkollë. Cilën dorë zgjodhët? Për nëntë në dhjetë duhet të ketë qenë e djathta: mëngjarashët nuk janë "shuar", pavarësisht se......

Si të shkoni mirë me kolegët e punës? 5 këshilla të sugjeruara nga ekspertët!
Edel Strazimiri / SCAN Probleme në marrëdhëniet me të tjerët në punë? A nuk është gjithmonë kaq bashkëpunuese dhe fitimprurëse marrëdhënia me shefin apo......

Italia po plaket më shpejt se homologët e BE-së ndërsa popullsia e saj bie nën 59 milionë banorë!
Italia po plaket me një ritëm të konsiderueshëm më të shpejtë se homologët e saj të BE-së, me popullsinë e vendit që ka rënë në nën 59 milionë, tha agjencia......

Recesioni në Britani mund të shndërrohet në një "dekadë të humbur"!
Mbretëria e Bashkuar përballet me një "dekadë të humbur" rritjeje nëse nuk ndërmerren veprime për të adresuar rënien e investimeve të biznesit dhe mungesës së......

Tjetër parashikim i zymtë për Bitcoin: Mund të bjerë deri në 5000 dollarë në një ‘surprizë’ të mundshme të vitit 2023!
Bitcoin mund të bjerë në 5,000 dollarë vitin e ardhshëm si një surprizë e tregut që investitorët po e nën vlerësojnë, sipas Standard Chartered. Nëse arrihet ky......

Gjermania: Huazimi i më shumë parave për të konkurruar me SHBA-në do të ishte një ‘kërcënim’ për Europën!
Gjermania tha se Europa duhet të përmbahet nga huamarrja e më shumë parave për të konkurruar me subvencionet e gjelbra të SHBA-së ose konkurrenca e saj do të......

Nafta tregtohet në rritje të lehtë - Në sesionin e kaluar, çmimet humbën mbi 3% të vlerës
Nafta është rritur lehtë në sesionin e sotëm, pas rënies së konsiderueshme në sesionin e kaluar amerikan. Megjithatë, çmimet po mbështeten nga vendosja e......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Në sesionin e kaluar, dollari rritet me 0.7% përballë “shportës”
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por në sesionin e kaluar amerikan dhe aziatik dollari u forcua ndjeshëm, pasi disa të dhëna në......