Bota Postuar më 6 Dhjetor 2022, 10:13

Nafta tregtohet në rritje të lehtë - Në sesionin e kaluar, çmimet humbën mbi 3% të vlerës

Nga SCAN TV
Nafta tregtohet në rritje të lehtë - Në sesionin e kaluar,

Nafta është rritur lehtë në sesionin e sotëm, pas rënies së konsiderueshme në sesionin e kaluar amerikan. Megjithatë, çmimet po mbështeten nga vendosja e tavanit ndaj naftës ruse nga vendet e G7-ës, që hyri në fuqi ditën e hënë. Gjithashtu, investitorët po presin edhe efektet e embargos të Bashkimit Europian ndaj importeve të naftës ruse që vijnë nga deti. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 83 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi.

Në sesionin e kaluar, ndërkohë, të dyja kontratat humbën mbi 3% të vlerës, pasi të dhënat mbi sektorin e shërbimeve në SHBA rikthyen shqetësimet se Rezerva Federale mund të rrisë agresivisht normën bazë të interesit në takimin e dhjetorit. Njëkohësisht, grupi i 7 vendeve më të industrializuara të botës vendosi tavanin mbi çmimet e naftës ruse, për të limituar aftësitë e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.

Njëkohësisht, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, dhe aleatët e tjerë, që ndryshe njihen si OPEC+, ranë dakord në takimin e 4 dhjetorit të vijojnë me marrëveshjen për uljen e prodhimit me 2 milionë fuçi naftë në ditë, të arritur në tetor. Çmimet po gjejnë një mbështetje edhe nga lehtësimi i masave kundër Covid-19 në shumë qytete kineze, që kanë rritur shpresat për përmirësimin e kërkesës në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat