Përmbytjet në bujqësi “shpëtojnë” pa faturë! - Ministria: Nuk raportohen dëme në të mbjella, apo bagëti

Pavarësisht se prej disa ditësh mijera hektarë tokë u përmbytën kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, duket se situata ka kaluar pa dëme. Disa ditë pas tërheqjes së ujit kur dhe bëhen vlerësimet për dëmet e shkaktuara, burime zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, shprehen për SCAN TV se nuk janë raportuar dëme në të mbjella apo në bagëti.
Megjithatë, edhe pse përmbytjet kanë ndodhur dy javë më parë dhe siituata është qetësuar tërësisht, ende nuk është bërë një dekaratë shteruese nga institucionet kompetente mbi pasojat reale të kësaj situate.
Dhe kjo nuk është hera e parë që mungon një bilanc i tillë, pasi edhe në rastet e tjera kur vendi është prekur nga fatkeqësitë natyrore, qeveria nuk ka nxjerrë një faturë të plotë të dëmeve apo të dëmshpërblimeve të dhëna, në rastet kur ka pasur të tilla.
Sipas të dhënave të INSTAT, të kalkuluara nga SCAN sa i takon sipërfaqja e mbjellë me bimë të arave, Shkodra dhe Lezha zënë së bashku afro 57.7 mijë hektarë apo 13.7% të sipërfaqës totale. Qarku i Shkodrës është i njohur gjithashtu si më i rëndësishmi për kultivimin e bimëve aromatiko-mjekësore, ndërsa zë vendin e tretë në vend për rendimentin më të lartë në prodhimin e misrit pas Vlorës dhe Fierit, me 72.1 kv/ha. Sipas një raporti më të fundit të Bankës Botërore, përmbytjet zënë peshën më të madhe ndër katastrofat natyre nga të cilat preket Shqipëri me afro 38 %.
Humbjet mesatare vjetore për shkak të fatkeqësive janë rreth 2.5 për qind e PBB-së, ku vetëm nga përmbytjet dëmet llogariten mesatarisht 48 milionë dollarë në vit. Këto vlerësime mbulojnë asetet e sektorit privat, por jo ato publik.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Raportoni për kontratat e tenderëve” - APP, institucioneve shtetërore: Zbatoni detyrimin ligjor për ecurinë e zbatimit
Agjencia e Prokurimit Publik iu kërkon institucioneve të raportojnë mbi ecurinë e zbatimit të kontratave, si dhe të dërgojnë formularin e raportimit......

Kostot e ndërtimit, 7.2% më të larta - Ndikimi kryesor vjen nga rritja e çmimit të energjisë dhe shpenzimeve materiale
Të dhënat e Institutit të Statistikave sinjalizojnë rritje të kostove të ndërtimit edhe për tremujorin e tretë të këtij viti. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim,......

“Të frenohet degradimi i tokës bujqësore!” - 25% e sipërfaqes është djerrë, apel për riparcelizim dhe investime
Rreth 25 % sipërfaqes së tokës bujqësore në vend është e pa kultivuar, duke u shndërruar në aset “i djegur” për tu vënë në funksion të prodhimit dhe krijimit......

Hapet gara për projektin “Auto Moto Park” - Konkursi ndërkombëtar në janar 2023, 5 kompani pretendente
Është hapur gara për Auto Moto ParK, Cirkuitit të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit. 5 studio ndërkombëtare të projektimit të strukturave të......

Policia e Shtetit jep njoftimin e rëndësishëm – Ja cilat akse të qytetit do të qëndrojnë të bllokuara gjatë ditës së nesërme
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga Policia e Shtetit, është bërë me dije se për shkak të samitit Bashkimi Europian- Ballkani Perëndimor i cili do të......

Bllokimi i rrugëve për samitin e BE - TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët
Nëpërmjet një publikimi të postuar në faqen zyrtare, Tirana International Airport (TIA) njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA......

“Mbiçmimi i Lekut ndaj Euros po zbut inflacionin” - Sejko: E vetmja përgjigje që mund të japë banka qendrore është rritja e normës bazë
Në fjalën përshëndetëse të Workshop-it të XVI të Kërkimit Ekonomik për Evropën Juglindore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka bërë një prezantim të shkurtër......

Zvicra ndalon makinat elektrike?! - Shqyrtohen masat për përballimin e krizës energjetike
Zvicra po shqyrton ndalimin e udhëtimeve jo thelbësore me makina elektrike këtë dimër. Qeveria e vendit ka promovuar një plan emergjence për të parandaluar......