“Raportoni për kontratat e tenderëve” - APP, institucioneve shtetërore: Zbatoni detyrimin ligjor për ecurinë e zbatimit

Agjencia e Prokurimit Publik iu kërkon institucioneve të raportojnë mbi ecurinë e zbatimit të kontratave, si dhe të dërgojnë formularin e raportimit përfundimtar, brenda 30 ditëve nga përfundimi i saj.
Përmes një shkrese dërguar autoriteteve kontrakotore, APP sjell në vëmendje se ky është një detyrim ligjor dhe se duhet të zbatohet me rigorozitet. Në funskion të zbatimit të këtij detyrimi, më herët ky dikaster nxorri udhëzimin përkatës, si dhe formatin standard që duhet të përdoret për kontratat e lidhura për punë, mallra apo shërbime.
Në këtë formular parashikohen 2 raste të raportimit: Raportimi i ndërmjetëm, gjatë fazës së zbatimit dhe raportimi përmbledhës në përfundim të zbatimit të saj. Sipas udhëzimit, gjatë zbatimit të kontratës, personi ose strukturat e ngarkuara për ndjekjen e kontratës përgatisin një raport të ndërmjetëm sa herë evidentohen situata dhe problematika të ndryshme, që ndikojnë në zbatimin e saj sipas termave dhe kushteve të parashikuara në dokument.
Situata të tilla mund të jenë modifikimet e kontratës, ndërpreja, përfundimi apo shpallja e pavlefshme e saj, si dhe arsyet përkatëse se përse janë bërë këto ndryshime. Udhëzim i APP-së erdhi pas atij të muajit shtator të vitit të kaluar, që theksonte se institucionet shtetërore nuk mund të ndryshojnë kushtet e kontratave nga ato të përshkruara në dokumentet e tenderit dhe në ofertën fituese.
Për këtë arsye u kërkua hartimi i planit të zbatimit të kontratës pas çdo tenderi të realizuar për punë, mallra apo shërbime. Udhëzimi bazohej në ligjin e ri “Për prokurimin publik”, ndërkohë që nuk kanë munguar rastet kur autoritetet kontraktore kanë parashikuar të tjera kushte në kontratë, nga ato të parashikuara në garat tenderuese.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Kostot e ndërtimit, 7.2% më të larta - Ndikimi kryesor vjen nga rritja e çmimit të energjisë dhe shpenzimeve materiale
Të dhënat e Institutit të Statistikave sinjalizojnë rritje të kostove të ndërtimit edhe për tremujorin e tretë të këtij viti. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim,......

“Të frenohet degradimi i tokës bujqësore!” - 25% e sipërfaqes është djerrë, apel për riparcelizim dhe investime
Rreth 25 % sipërfaqes së tokës bujqësore në vend është e pa kultivuar, duke u shndërruar në aset “i djegur” për tu vënë në funksion të prodhimit dhe krijimit......

Hapet gara për projektin “Auto Moto Park” - Konkursi ndërkombëtar në janar 2023, 5 kompani pretendente
Është hapur gara për Auto Moto ParK, Cirkuitit të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit. 5 studio ndërkombëtare të projektimit të strukturave të......

Policia e Shtetit jep njoftimin e rëndësishëm – Ja cilat akse të qytetit do të qëndrojnë të bllokuara gjatë ditës së nesërme
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga Policia e Shtetit, është bërë me dije se për shkak të samitit Bashkimi Europian- Ballkani Perëndimor i cili do të......

Bllokimi i rrugëve për samitin e BE - TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët
Nëpërmjet një publikimi të postuar në faqen zyrtare, Tirana International Airport (TIA) njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA......

“Mbiçmimi i Lekut ndaj Euros po zbut inflacionin” - Sejko: E vetmja përgjigje që mund të japë banka qendrore është rritja e normës bazë
Në fjalën përshëndetëse të Workshop-it të XVI të Kërkimit Ekonomik për Evropën Juglindore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka bërë një prezantim të shkurtër......

Zvicra ndalon makinat elektrike?! - Shqyrtohen masat për përballimin e krizës energjetike
Zvicra po shqyrton ndalimin e udhëtimeve jo thelbësore me makina elektrike këtë dimër. Qeveria e vendit ka promovuar një plan emergjence për të parandaluar......

Rritet çmimi i naftës - OPEC+ këmbëngul në uljen e prodhimit
Çmimet e naftës u rritën pasi vendet e OPEC+ këmbëngulën ndaj objektivit të tyre për të ulur prodhimin, në një moment që hyn në fuqi ndalimi i importit të......