Kostot e ndërtimit, 7.2% më të larta - Ndikimi kryesor vjen nga rritja e çmimit të energjisë dhe shpenzimeve materiale

Të dhënat e Institutit të Statistikave sinjalizojnë rritje të kostove të ndërtimit edhe për tremujorin e tretë të këtij viti. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e tretë 2022 arriti 109,4 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Kështu, ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e tretë 2022 është 7,2%.
Ndërkohë, një vit më parë ky ndryshim regjistrohej në 2,2%. Shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” flasin për një rritje të vazhdueshme të këtij treguesi. Për tremujorin e tretë të këtij viti, kostot e ndërtimit kanë prekur nivelin më të lartë që nga tremujori i parë i vitit 2018-të, periudhë për të cilën INSTAT disponon të dhëna.
Nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar rritje me 1.5%, krahasuar me tremujorin e dytë të po këtij viti.
Sa i përket ndryshimeve vjetore për grupet kryesore të dhënat tregojnë se, krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 15,5%, pasuar nga grupet, “Shpenzime materiale” me 8,0%, “Kosto të tjera” me 7,9%, “Shpenzime për paga” me 4,6%, “Shpenzime makinerie” me 4,4% dhe “Shpenzime transporti” me 2,3%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë me 8,8 %, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 8,2% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 6,2%.
Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore të grupeve kryesore, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale” me 2,1%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga”, “Shpenzime makinerie”, “Shpenzime energjie” me 1,4% secila, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 0,7% secila.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

“Të frenohet degradimi i tokës bujqësore!” - 25% e sipërfaqes është djerrë, apel për riparcelizim dhe investime
Rreth 25 % sipërfaqes së tokës bujqësore në vend është e pa kultivuar, duke u shndërruar në aset “i djegur” për tu vënë në funksion të prodhimit dhe krijimit......

Hapet gara për projektin “Auto Moto Park” - Konkursi ndërkombëtar në janar 2023, 5 kompani pretendente
Është hapur gara për Auto Moto ParK, Cirkuitit të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit. 5 studio ndërkombëtare të projektimit të strukturave të......

Policia e Shtetit jep njoftimin e rëndësishëm – Ja cilat akse të qytetit do të qëndrojnë të bllokuara gjatë ditës së nesërme
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga Policia e Shtetit, është bërë me dije se për shkak të samitit Bashkimi Europian- Ballkani Perëndimor i cili do të......

Bllokimi i rrugëve për samitin e BE - TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët
Nëpërmjet një publikimi të postuar në faqen zyrtare, Tirana International Airport (TIA) njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA......

“Mbiçmimi i Lekut ndaj Euros po zbut inflacionin” - Sejko: E vetmja përgjigje që mund të japë banka qendrore është rritja e normës bazë
Në fjalën përshëndetëse të Workshop-it të XVI të Kërkimit Ekonomik për Evropën Juglindore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka bërë një prezantim të shkurtër......

Zvicra ndalon makinat elektrike?! - Shqyrtohen masat për përballimin e krizës energjetike
Zvicra po shqyrton ndalimin e udhëtimeve jo thelbësore me makina elektrike këtë dimër. Qeveria e vendit ka promovuar një plan emergjence për të parandaluar......

Rritet çmimi i naftës - OPEC+ këmbëngul në uljen e prodhimit
Çmimet e naftës u rritën pasi vendet e OPEC+ këmbëngulën ndaj objektivit të tyre për të ulur prodhimin, në një moment që hyn në fuqi ndalimi i importit të......

Meloni tërhiqet nga pagesat cash - Kryeministrja italiane ndërron mendje pas bisedimeve me BE
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u shpreh se ajo mund të shtyjë planet për të lehtësuar pagesat e vogla ne cash dhe jo me karta. Ajo konfirmoi këtë......