Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2022, 14:16

“Të frenohet degradimi i tokës bujqësore!” - 25% e sipërfaqes është djerrë, apel për riparcelizim dhe investime

Nga SCAN TV
“Të frenohet degradimi i tokës bujqësore!” - 25% e

Rreth 25 %  sipërfaqes së tokës bujqësore në vend është e pa kultivuar, duke u shndërruar në aset “i djegur” për tu vënë në funksion të prodhimit dhe krijimit të të ardhurave për fermerët.

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, bëhet apel për më shumë vëmendje në drejtim të menazhimit të saj.

Eksperti i tokës dhe mjedisit, Sherif Lushaj, thekson për SCAN se është domnosdoshmëri ndërmarrja e një reforme të gjerë për konsolidimin e tokës dhe riparcelizimin e saj.

Ndërsa Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka ndërmarrë dhe propozuar inciativa konkrete për menaxhimin me efektiv të tokës bujqësore.

Shqipëria ka afro 660 mijë hektarë tokë bujqësore, ku ndërtimet pa kriter, katastrofat natyrore dhe emigracioni, kanë bërë një mijëra hektarë të jenë të pashfrytëzueshme në dobi të ekonomisë rurale dhe jo vetëm.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat