Europa Postuar më 5 Dhjetor 2022, 12:14

Meloni tërhiqet nga pagesat cash - Kryeministrja italiane ndërron mendje pas bisedimeve me BE

Nga SCAN TV
Meloni tërhiqet nga pagesat cash - Kryeministrja italiane ndërron

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u shpreh se ajo mund të shtyjë planet për të lehtësuar pagesat e vogla ne cash dhe jo me karta. Ajo konfirmoi këtë vendim pas bisedimeve me komisionin europian për këtë cështje.

Në inaugurimin e rubrikës së saj “Shënimet e Giorgias” në platformën sociale, Meloni fton ndjekësit që të hapin së bashku fletoret e saj të punës duke premtuar se rubrika do të jetë tashmë një ritual që do të shërbejë për transparencë.

Qeveria e Melonit ka prezantuar një buxhet për vitin 2023 që heq gjobat për shitësit me pagesë të cilët refuzojnë kartat për pagesa nën 60 euo. Por kjo shihet nga Brukseli si një lëvizje që bie në kundërshtim me frymën e angazhimeve të marra me Bashkimin Europian.

Në një video të postuar në profilin e saj në Facebook, Meloni shprehet se nuk duhen detyruar shitësit të pranojnë pagesa elektronike nën 60 euro, por shtoi se pragu mund të jetë dhe më i ulët se kaq. Ajo e konsideroi të natyrshme që të kishte diskutime me komisionin europian, për çështjen e pagesave elektronile pasi është pjesë e planit të rimëkëmbjes së Bashkimit Euopian.

Italia është një nga përfitueset më të mëdha të fondit të rimëkëmbjes së BE-së pas pandemisë së Covid, dhe do të marrë rreth 200 miliard euro deri në vitin 2026. Por në këmbim të saj vendi duhet të përshtatet me objektivat e reformës.

Një prej tyre i vendosur nën administratën e mëparshme të ish kryeministrit Mario Draghi, ishte vendosja e sanksioneve për shitësit me pakicë që refuzojnë pagesat me karta, në kuadër të masave për të luftuar evazionin fiskal.

Por Meloni këmbëngul se lehtësimi i pagesave me para në dorë nuk ishte një mënyrë e prapambetur për të ndihmuar shmangien e taksave. Sipas të dhënave zyrtare, në Itali ky lloj evazioni fiskal shkakton një dëm prej 100 miliard eurosh në vit.

Një tjetër propozim që ka shkaktuar debate, në pritje për t’u miratuar nga parlamenti është dhe ngritja e kufirit të pagesave me dorë në 5 mijë euro, nga 1 mijë euro që është aktualisht. Vendimi pritej të hynte në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat